Arnoldi sfidon veten me ish kampionin e botes
Boksieri nga Gjakova me pasaportë zvicerane, Arnold Gjergjaj me 21 maj do të sfidoi veten me ish kampionin e botës David Haye. Përballja mes boksierit
, Arnold Gjergjajt dhe ish kampionit të botës, Haye do të zhvillohet me 21 maj në sallën “O2 Arena” të Londrës, e cila ka kapacitet prej 20 mijë ulëseve. Meçi në Londër do të jetë më i madhi në karrierën profesioniste të Arnold Gjergjaj, që deri tani ka 29 fitore në 29 ndeshje në boksin profesionist prej të cilave 21 duele i ka përfunduar me nokaut ndërsa kundërshtari i tij ka 27 fitore nga 29 meçe të deritashme.