Wednesday, June 5, 2024
Gjakova PresssKulturë

Aromë Korçe për Gjakovën

Reportazha

 TeatriTrupa artistike e Teatrit Profesionist  të Gjakovës këtë mes shtatori mori rrugën e gjatë por të këndshme artistike drejtë Korçës për të marrë pjesë  në Festivalin mbarëkombëtarë të Komedisë “KOKO fest” për tu prezantuar me një realizim skenik “Kolonel Zogu” dhe për ti sjellë artdashësve lojën e bukur skenike. Ky festival ishte shkas për ta ndjerë nga afër Korçën e bukur me shpirt arti. “Është quajtur ndryshe dhe “Parisi i vogël”, pasi për nga aktivitetet kulturore, artistike dhe jeta e kohës, vetëm me të mund të krahasohej. Liceu i saj i famshëm diplomoi një plejadë të tërë artistësh që për vite me radhë pushtuan skenat dhe vitrinat e librit në Shqipëri. E si mund të ndodhte ndryshe, kur vetë ky qytet kishte çelur dyert për të parën shkollë shqipe?

Autobusi po gjarpëronte rrugës së gjatë deri në Korçë. Sa “qel e mshel sytë” kalon rrugën e kombit për të arritur në Tiranë e më pastaj për të marrë rrugën e Elbasanit,  që tash me  tunelin e ri kalohet për një orë më shpejt, Librazhdit dhe gjitha zonave malore deri në Pogradec, që të shlodhin sytë nga bukuritë  dhe për tu përballur me pamjen përrallore të Liqenit dhe fshatrave skaj liqenit. Anipse rruga e gjatë në kilometra, kur udhëton me aktorët të bëhet e shpejtë dhe e palodhshme. Një trupë artistike e kompletuar me stafin teknik  krahas punës profesionale në skenë kishte një të veçantë tjetër , atë të një kolegjialiteti të lartë e gazmor.  Për ta përgatitur këtë shfaqje, regjisori  ri Erson Zymberi kishte një brez të tërë të aktorëve të rinj si : Ylber Bardhi, Bujar Ahmeti, Edmond Hafizademi,  Valon Pallaska, , Altina Kusari bashkë   me aktorët me përvojë si Ylber Mehmeti dhe  në veçanti Myrvete Kurtishi.

Gjatë udhëtimit me punëtorët veteran të teatrit kujtojmë bashkërisht vizitat e Teatrit të Gjakovës dhe prezantimet e shkëlqyeshme e mbresëlënëse të aktorëve gjakovarë.

zuka shkolla shqipe
Në mësonjtoren e parë shqipe në Korçë

Po afrohej mbrëmja ndërsa tek Teatri I qytetit në Korçë takojmë regjisorin e shquar Ilir Bokshi I cili po bëhej gati për ta shfaqur premierën e komedisë “Një kafkë në Konemara” të autorit Martin McDonagh. Kishte qëndruar këtu tri javë bashkë me aktorin Ylber Bardhi për të inskenuar këtë shfaqje. E përgëzuam Ilirin për punën e bërë ndërsa edhe  Ylberin për një lojë të shkëlqyer dhe inkorpurim të mirë me trupën e Korçës. Ylberi thotë se ka kaluar ditë të bukura në këtë qytet.

Mëngjesi në Korçë, si kudo në fundjavë ishte I qetë por sa më shumë që “hynte dita” bulevardet bëheshin më të gjalla. Sheshe të gjëra, parqe të shumta dhe gjelbërim gjithandej janë karakteristikat e para. Për vizitorët që për herë të parë vizitojnë Korçën menjëherë iu bie në sy arkitektura e veçantë e ndërtesave, shtëpive të banimit dhe kalldrëmit. Padashur të sillet rrotull jehona e serenatave korçare dhe pëshpërit shpesh vargjet e këngës..”Bulevardi Korcës, ka vajza pa masë, dalin e shetisin  pa lejen e mamasë…” Korcarët janë të kënges dhe qejfit.

zuka korca
Korçaret në mes të qytetit duke kënduar serenata

(Reportazhen komplete mundë ta lexoni në numrin 72 të revistes Gjakovapress…)

 

E plotesuar… me vazhdimin e reportazhes

…..Takojmë në qendër të qytetit tek kafeneja e Thimit, një grup mesoburrash që e kishin shtruar këngën korçare…Ulemi bashkë me Skënderin dhe pimë birra Korça. Kemi pasur një takim me kolegët e Radio Korçes, Landin dhe Mikelin dhe jemi marrë vesh për bashkëpunimet e mëtejme në fushën e këmbimit të përvojave.

Ulemi në cep të rrugës nga shihet Shtëpia Muze e Mësonjëtores së parë shqipe e përball është Katedralja dhe shtatorja e luftëtarit të panjohur. Drejtori I muzeut Niko Kotherja na ka shpjeguar gjerë e gjatë për historinë e bujshme të figurave e personaliteteve të asaj kohe që lanë gjurmë në arsimin shqip. Sa interesant, më 15 shtator këtu nisi dita e parë e shkollës dhe skaj mësonjëtores së parë shqipe kalonin çunat dhe çupat me libra e lule dhe të gëzuar ia shtonin gjallërinë qytetit…

serenatat korcareMësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë e gjuhës shqipe . Ajo u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë në shtëpinë e ofruar për mësimdhënie nga Diamanti Terpo. Kjo ndërtesë është sot muzeun kombëtar të arsimit.  Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Ai e filloi mësimin në gjuhën shqipe fillimisht me 35 nxënës. Kjo shkollë kishte një klasë përgatitore si dhe katër klasë të rregullta. Lëndët mësimore ishin shkrimikëndimigramatika e gjuhës shqipe, historia, gjeografiaaritmetikadituria natyrore dhe edukimi fizik. Na shpjegon edhe mësonjëtoren e parë vajzave në Korçë ndërsa unë I them se e dyta klasë për vajza në trojet shqiptare, sipas dokumentarëve të Radio Gjakovës,  është hapur në qytetin e Gjakovës. Diskutojmë edhe për ngjashmëritë që e tipizojnë Korçën dhe Gjakovën, për atdhedashuri, arsim, kulturë….

Edhe këngëtarëve që po kënaqnin veten dhe kalimtarët e rastit me këngët e bukura korçare u tregojmë se edhe në Gjakovë I duan këto këngë dhe se ka një grup “Ashikët” që kultivon këto këngë. I dhurojmë edhe ca ekzemplar të revistës Gjakovapress… Orët e paharruara në atmosferën e Korçës bëhen të lumtura kur marrim vesh se ndeshja e futbollit në mes të Vëllaznimit dhe Besës ka përfunduar me fitore të thellë 5 me 0.

korca 1Mbrëmja në Korçë mbushet edhe me një takim të ngrohtë me aktorin e madh Mirush Kabashi. Ai ka lindur në Shkodër dhe është rritur nëDurrës por origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Pimë një kafe e shumë muhabet për Gjakovën Durrësin, Korcën, Shkodrën dhe preokupimet e komunitetit të aktorëve. Kujtojmë kalimthi filmin dhe rolin e tij në Karnavalet e Korcës”. Kabashi flet për vlerat e larta të trashëgimisë kulturore të Korçës dhe për shpirtin artistik të këtij populli.

Ai thotë preras se kujdesi për Teatrin e Gjakovës dhe përgjithësisht për gjitha teatrot tjera që po kalojnë ditë të vështira financiare por edhe për  kulturën duhet të jetë shumë më I madh . Anipse Mirushi nuk jeton në Gjakovë ai din gjithçka për këtë qytet dhe ndjehet totalisht si pjesë e tij, sepse interesohet për gjitha ecuritë… Albini na mundëson që përmes telefonit ta dëgjojmë natën vonë Radio Gjakovën në midis të Korcës!!!.

Afrohet mbrëmja dhe tek hoteli ku qëndronim mblidhen emra të shquar të skenës shqiptare, në veçanti të komedisë. Tek shef fytyrat e ndritura të këtyre aktorëve  të komedisë të sillen dhjetëra role që të bëjnë të qeshësh me afsh….

Vjen radha për Teatrin profesionist të Gjakovës. Mbushet salla e bukur e teatrit A. Z. Çajupi. Një orë më parë  aktorët koncentroheshin me pak emocione para shfaqjes. Bujari më thotë se ndjehet I emocionuar para shfaqjes… Beson në sukses…Stafi teknik me Ilhamiun,  që pos rolit të organizatorit në këtë turne  kishte edhe atë të udhëheqësit të rrugës, pastaj  Kasimi, Nafia, Vegimi, Servetja,  e të tjerët I kishin bërë të gjitha përgatitjet që shfaqja të shkonte sa më mirë. Drejtori I trupës artistike Edi Kastrati na njofton më anëtarët e jurisë dhe ka shpresa se ata do të vlerësojnë shfaqjen tonë.

Fillon ceremonia e hapjes. Drejtoresha e teatrit njëkohësisht dhe drejtoreshë artistike e festivalit, Zamira Kita, e vlerëson shumë zhvillimin e këtij eventi të madh artistik, i cili vjen në vijim të jetës artistike që zhvillon teatri i këtij qyteti, ku regjisorë dhe aktorë, emra të njohur dhe të rinj janë bërë pjesë e teatrit.

“Ky festival do të sjellë në konkurrim 12 trupa teatrore shqiptare jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga Maqedonia dhe Kosova. Do të jetë një javë e larmishme kulturore e festive në qytet”, thotë ajo, duke kujtuar se një juri profesionistësh do të vlerësojë shfaqjet, regjisorët dhe aktorët, ndërsa të gjitha çmimet e festivalit që pritet të zhvillohet në skenën e teatrit të Korçës do të mbajnë emrin e aktorit të njohur të teatrit dhe humorit Aleko Prodani. Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo, Altin Basha, Rafet Abazi dhe Eftjola Laçka janë emrat e jurisë së “KoKoFest”.

Flet edhe I pari I Bashkisë së Korçes, Sotiraq Filo . Ai thotë se ky festival ia shton madhështinë qytetit dhe se do ta mbështesë bashkia edhe në të ardhmen.

Edicioni i parë i festivalit që do të ndajë nëntë çmime dhe ato do të mbajnë emrin e aktorit të njohur Aleko Prodani, sipas drejtoreshës Zamira Kita është një nderim që bëhet për të mbajtur gjallë figurën e tij brilante si aktor.   Çmimet e festivalit do të jenë shfaqja më e mirë, regjisori më i mirë, aktori më i mirë, aktorja më e mirë, etj.

Loja e aktorëve gjakovarë ndiqet me vëmendje. Kohë pas kohe dëgjohen të qeshura aso çfarë ofron komedia… Një çun qesh shumë dhe lënë përshtypjen e të tjerëve…Buqeta me lule dhe duartrokitjet e gjata janë dhurata më e ëmbël për shfaqjen “Kolonel Zogu”. Këmbehen urime për lojën e bukur. Aktoret e shquara Tinka Kurti e cila kishte ndarë shumë kohë me aktorët tanë, pastaj  Margarita Xhepa, Zyliha Miloti, Ndriqim Xhepa e të tjerë bashkë me organizatoren e festivalit Zamira Kiten flasin fjalë miradie për lojën e aktorëve gjakovarë… Zamira thotë se Gjakova e hapi për mrekulli festivalin për të cilin ajo tha se kishte derdhur shumë mundë e sakrificë, për ti mbledhur bashkë trupat artistike të Tiranës, Shkupit, Prishtinës, Shkodrës, Gjirokastrës, Fierit,  Vlorës Gjakovës dhe Korçës.  Në darkë aktorët dhe stafi I Trupës së Gjakovës debatojnë për rrjedhën e shfaqjes dhe pritjet nga vlerësimi I jurisë. Drejtori Kastrati është I bindur se tetari I Gjakovës do të fitoi ndonjë çmim…Kalon edhe  një mbrëmje e këndëshme në Korcë.

Dita e fundit, ajo e këthimit më tepër kalon në shenjë të përjetimit të bukurisë së  Pogradecit dhe bashkë me te të Drilonit.Disa thonë se bukuria e Drilonit me ujin, mjellmat, gjelbrimin dhe liqenin afër I gjason parajsës… Nuk ndalen shkrepjet e aparatëve fotrografik. Kujtime të ëmbla. Urimi për tu këthyerë edhe herëve tjera në Drilon…

E nja 5 kilometra largë shtrihet Pogradeci. E para punë që bëjmë është një foto kujtimi bashkë me shtatoret e Mitrush Kutelit dhe Lasgush Poradecit, dy figura të shquara me të cilat krenohet Pogradeci.  Pogradeci është vend i një sërë figurash, por ndër ta dy ngrihen disi më lartë, Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli. Grupi shëtitë skaj liqenit ndërsa Berati kujdeset që fotografia të jetë sa më domethënëse me prapavijë e bukur të Liqenit të Ohrit.

Dëgjojmë për projektin e vendosjes së një linje trageti në gjithë liqenin, që do të ndalej në Pogradec, Ohër, Strugë dhe Shën Naum. Një linjë e tillë,do ti jepte frymëmarrje të gjithë zonës. Pas nja dy ore qëndrimi na prêt një rrugë e gjatë drejtë Tiranës dhe mëpastaj Gjakovës. Bëjmë plan që të drekojmë. Skaj liqenit shohim një restaurant I stilit të moçëm ku shkruhen specialitetet që përgatiten aty.  Vendosim të ham në paqe tradicionale pa e ditur se është gatuar nga një mjeshtër kuzhine, 80 vjecari Spiro Baba që kishte gatuar edhe ushqime për Enver Hoxhën…

Rrugës drejtë Kosovës, lëmë prapa bukurinë e madhe të Pogradecit me liqenin,  barkat dhe peshkatarët që kishin ekspozuar peshqit e të gjitha peshave… Anës rrugës së gjatë fermerët kishin ekspozuar pemë e perime të freskëta.  Blejmë pak  fiq, kumbulla, shegë… Në autobusë vazhdojnë barsoletat e Altines, Benit, Myrvetes…Muzika e Xenit me zë të lartë dhe  impresionet për festivalin dhe Korçën… Sollëm atje një copë Gjakove krenare për Teatrin Profesionist dhe traditën ndërsa  morëm aromë të Korçës së bukur, plot kujtime… Kështu e kanë festivalet….(zeki vehapi)