Friday, April 5, 2024
Gjakova Presss

Arritje të Diasporës shqiptare në Zelandën e re

Shkruan nga Zelanda, dr. Sefidin Zeka

 Diaspora shqiptare në Zelanden e Re zanafillen e sajë e ka që nga viti 1951kur migruan 24 veta shqiptar nga Shqipëria e Kosova të cilit nuk pajtoheshin me regjimin komunist. Edhe me 1996 erdhën 7 apo 8 vet nga Kosova, të gjithë me përgatitje të larta shkollore në kërkim të një jete më të mirë dhe me perspektivë për fëmijët e tyre. Prej Majit 1999 e deri me Shkurt të vitit 2000 në Zelandë do të vijnë afër 600 veta pas asaj katrahure qe ndodhi. Sot, të rinjtë e të rejat e diasporës shqiptare në Zelandë janë trgue dhe po tregohen bukur të suksesshëm në shkollim, punësim, sport dhe aktivitete të tjera.

Pilotët e rinj shqiptarë

Kësaj radhe po ju prezantojmë dy suksese të dy të rinjve në fushën e aviacionit. E vlerësoi si sukses për arsye se një profil i tillë për rininë kosovare ka qenë e paimagjinueshme dhe jo e lejuar. Po e filloi me Agnesa Xhihen shumë ambicioze dhe me përkushtim për zgjedhjen që ka bërë. E lindur në Gjakovë më 3 .09. 1988 bashkë me familje migroi më 1999 në Zelandë. Shkollën 9 vjeçare e kreu në një lagje të Auklandit Kohimarama, dhe po në këtë pjesë të qytetit mbaroi edhe Selëyn collegin. Më pastaj për dy vite mbaroi edhe travell turizmin e biznes menaxhment me sukses të lakmueshëm. Tani pas një kohe ushtrimesh ajo fluturon në cilësinë e stjuardesës jo vetëm nëpër qytete të Zelandës e cila ka largësi territori deri në 3 mijë km. , por edhe deri në Australi deri në 9 apo 10 orë fluturim me avion që bart 650 e më shumë udhëtar. Agnesa ka edhe një ambicie dhe është këmbëngulëse të arrij pas një trajnimi adekuat të fluturoi edhe deri në shtetet aziatike me 12 orë fluturim si Honkong, Singapur ,Tajland Indonezi e deri Los Angelos. I urojmë suksese.

Zelanda Agnesa  Xhiha ne te djatht me bashkpuntoren te te njejtit profil Alisa Cox.Foto  Agnesa  Xhiha në të djathtë me bashkëpunëtoren të të njëjtit profil Alisa Cox. 

I të njëjtës ambicie është edhe i riu tani veç pilot Erit Zajmi nga Peja i lindur me 29. 01. 1995 i cili po ashtu në Zelandë migroi bashkë me prindërit me 1999. Pas përfundimit të shkollës 9 vjeçare dhe Mc. Lain kolexhit në Pakuranga të Auklandit ne Christchurc regjistrohet në akademinë e aviacionit. Tani Eriti ka arrit që në territorin e Zelandës të fluturoi edhe vet si pilot e në relacione më të gjata e më shumë udhëtar si kopilot. Ai është shumë ambicioz qe me një trajnim adekuat të arrij të fluturoi me një të ardhme të afërt të fluturoi si pilot i parë edhe deri në Australi dhe shtetet edhe më të largëta aziatike ,dhe këtë synim nuk mund ta fsheh dot .

Zelnda e re pilot Erit ZajmiFoto Erit Zajmi.

Si Agnesa edhe Eriti nuk fshehin dot dëshirën dhe ambiciet e tyre që në një të ardhme të afërt të kthehen në Kosovën e tyre për të kontribuar më shumë dëshirë në lëmin e aviacionit.

Sport

Basketboll

Pak fjalë rreth futbollit e basketbollit. Ekipi futbollistik i djemve shqiptar të Kosovës ‘Shqiponjat’ ne dhjetorin qe e lamë ne ligën e tretë të qytetit bindshëm e zunë vendin e parë në konkurrencën prej 10 ekipeve. Shqiponjat zhvilluan 18 ndeshje me vetëm një humbje zunë vendin e parë me 17 fitore e vetëm një humbje me 1:0 duke i shënuar 66 gola. Ne fund të kësaj gare nga juria  speciale Erzen Zeka u shpërblye me dhurata si koshashënuesi më efikas me 19 kosha,  Shkëlqim Zere nga Berati e Evin Zeka nga Gjakova lojtaret ma vetëmohues dhe të pakapërcyeshëm. I tërë ekipi mori kupën kalimtare për 1 vit. Do i presin garat e ligës dytë për këtë vit.

Futboll

Pak mbas vitit ri me një turnir në futboll të vogël në finale pësuan nga një ekip gati autsajder me penalti. Por ngjan edhe kjo! Edhe në basketboll, më shumë sukses luajnë për nder 19 vjeç Denis Xhiha e Lis Haraqija, shumë të talentuar dhe premtues. Që të dy për reprezentacionin e Zelandës luajtën para dy viteve për moshat nën 17 vjet. Trajneri i tyre shprehet me fjalë miradije dhe shume shpreson te këta dy djelmosha të Gjakovës.

Zelanda Klubi futbolit ‘Shqiponjat’

Foto Lis Haraqija dhe reprezentacioni Zelandës për 17 vjeçar.