Thursday, April 4, 2024
Kulturë

Artan Bakija me suksesin e radhës në Tiranë

Këngëtari dhe autori i shumë  këngëve të muzikës së lehtë dhe popullore shqipe  Artan Bakija, bashkë me grupin e tij muzikor këtë fundjavë u prezantua me sukses në Festivalin Rea muzika në Tiranë. Në këtë Festival që ka nisur nga 4 e do të vazhdoj deri më 14 maj po  marrin pjesë grupe muzikore nga të gjitha trevat  shqiptare  por edhe grupe ndërkombëtare, Artan Bakija u  prezantua  me një repertoar të këngëve nga Veriu deri në jug duke filluar me këngët gjakovare.

Ky program që u realizua në ambijentet e hapura në Tiranë,   solli  muzikën popullore qytetare, me një larmi këngësh nga të gjitha trevat shqiptare. Disa nga këngët u shoqëruan edhe  me historinë dhe origjinën e tyre.

Për pjesëmarrje në këtë manifestim, Artani ka shkruar:

 Më 5 Maj, u nderova të performoja së bashku me grupin tim fantastik në festivalin Cloud.Reja.al në “Bukevardi Dëshmoret e Kombit” në Tiranë, ku kënduam “Me këngë nga veriu në Jug”, një mozaik i këngëve shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare!

Atmosfera ishte e mahnitshme, dhe jam i lumtur që mund të ndaj pak nga kjo përvojë me ju përmes videoklipit të mëposhtëm.

Dua të falënderoj të gjithë ata që ishin prezent dhe ndihmuan në bërjen e këtij ngjarjeje të paharrueshme, veçanërisht mikeshën time Edit Pula. Gjithashtu, një falënderim i veçantë për kolegët e mi muzikantë Gëzim Sadiku, Durim Xharavina, Algas Rraci dhe Eri Rraci, që me interpretimin e tyre i dhanë jetë këngës shqiptare!”, ka shkruar Bakija në facebook.

Artan Bakija, si kantautor dhe këngëtar me 30 vjet karrierë, edhe me këtë rast u dëshmua se ka njohuri të mëdha mbi muzikën shqiptare dhe ka kultivuar me sukses folkun shqiptar. Ai gjithashtu është redaktor muzike dhe autor i emisioneve të njohura në botën muzikore shqiptare, si “Këngë të shpirtit” dhe “Kanga jonë“ në Radio Dukagjini .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *