Avokati i Popullit me Zyrën edhe në Gjakovë
Që nga 1 tetori ‘13 në Gjakovë ka filluar së funksionuari zyra e Avokatit të Popullit, e cila në menyrë të drejtë për drejtë do të mirret me shqetësimet e qytetarëve të Gjakovës, sa i përket pjeses së shkeljes së të drejtave të njeriut. Gjatë hapjes së kësj zyre dhe gjatë një debati të organizuar me këtë rast, Avokati i Popullit Sami Kurteshi ka thënë se zyra në Gjakovë po hapet për shkak të rritjes së numrit të ankesave nga ana e qytetarëve të Gjakovës, por edhe atyre të Kosovës në përgjithësi.
“Brenda një viti kemi një rritje prej 10 – 15 % të numrit të kërkesave, ndërsa kjo përqindje është dukshëm më e madhe në vitin 2013. Nuk e di se a është rritur besimi i qytetarëve në institucionin tonë, apo është rritur frustrimi i qytetarëve në institucionet e vendit. Këtë nuk e di, sepse ne nuk kemi bërë ndonjë hulumtim rreth kësaj qështje”, ka thënë Kurteshi.
Duke folur për nivelin lokal, zyrtarë të Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) kanë thënë se mesatarisht gjatë një viti gjakovarët drejtojnë 100 deri në 110 ankesa, ndërsa natyrat e tyre janë të ndryshme.
“Ankesat më të theksuara janë ato të ndërprerjes së ndihmave sociale, mos dhenja e subvecnioneve për shërim jashtë vendit, pakënaqësitë në strehim, por ajo që dallohet shumë në Gjakovë, për shkak edhe të së kaluares industriale është mos marrja me kohë e 20 përqindëshit nga privatizimi i ndërmarrjeve”, ka thënë ndërkohë Isa Hasani, zëvendës Avokat i popullit.
Nga ana tjetër, Mark Kaçinari, menagjer i zyrës së Avokatit të Popullit në Gjakovë ka thënë se ai do të jenë në shërbim të plotë të qytetarëve, ndërsa i ka ftuar ata që pa ndonjë hezitim të lajmërojnë rastet e veta në këtë institucion