Sunday, April 28, 2024
Lajme

Banorët e Bregut të Krenës e mirëpresin fillimin e punimeve

bregu regullim 1iKa shumë vjet që kërkesat e banorëve skaj lumit Krena drejt komunës ishin drejtuar për të shpëtuar shtëpitë  nga më e keqja që mundë t iu vinte nga dëmtimi i bregut, rrëshqitja e dheut dhe kanosja për një numër të madh të banorëve. Komuna, dimrin e shkuar, kur Krena me ujin e rrembyeshem  kishte gllaberuar sasi të mëdha dheu,   kishte evakuar dhjetë familje më të rrezikuara . Ministria e Mjedisit kishte ndarë vite më parë mjetet për ndërtimin e shtratit, por shumë kohë kaloi me hapje e mbyllje tenderësh.

Të martën, më në fund filluan punimet për rregullimin e shtratit të lumit Krena, konkretisht në pjesën ku dhjetëra familje ishin të rrezikuara me vite! Zyra për Informim e KK të Gjakovës ka sjellë foto nga punimet e eskavatorit në trasenë e lumit nga Ura e Zajmit e deri tek Ura e Rexhepages.