Saturday, December 28, 2024
Sporti

Basketbollistët e Vëllaznimit të shtunen me Trepcen e në dhjetor në Kroaci

KB Vellaznimi 2014Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së dytë të ETC superligës së basketbollit të Kosovës. Pas një loje të vështirë me Sigal Prishtinën në hapje të kampionatit,  basketbollistët e Vëllaznimit  nesër kanë edhe një ndeshje të vështirë. Do të përballen me Trepçën, por “kuq e zinjtë” të prirë nga kryetrajneri Jeton Nixha  udhëtojnë për rezultat të favorshëm. Ndeshjen e nesërme Trepça- Vëllaznimi fillon në orën 17.00 dhe  do ta transmetoi drejtpërdrejtë KTV-ja.
Kur jemi te klubi i basketbollit Vëllaznimi të themi se, KB “Vllaznimi” këto ditë  ka marre ftesë për pjesëmarrje në turneun tradicional të fundvitit, i cili mbahet ne pjesën e dytë të muajit dhjetor në Shibenik të Kroacisë. Sipas Visar Nurës, kryetar i klubit, në këtë turne marrin pjesë ekipet e njohura kroate si: Zagrebi, Shibeniku, Zara, Alkar i Sinjit dhe Jolly i Shibenikut. Drejtues të klubit “Vllaznimi” kanë vendosur që të jenë  pjesëmarrës i gjashtë në këtë turne, me dëshirën dhe vullnetin për një përfaqësim sa më cilësor dhe të dinjitetshëm të basketbollit kosovar.(