Sunday, September 1, 2024
Sporti

Basketbollistët gjakovarë në Superligë!

Anipse ishin më të mirë në Ligën e parë, Covid 19, kishte ndryshuar rrjedhën e garave. Ato u ndërprenë. Por të enjten, Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se Bordi ka marrë vendim që KB Vëllaznimi në kampionatin e ri të bëhet pjesë e superligës.

I lumtur është treguar Kastriot Zherka, kryetar i klubit, i cili aktualisht është në Gjermani.

“Lajmet e mira për Gjakoven. Pasi dje u vu gurthemeli për Stadiumin e ri, sot KB Vëllaznimi mori lajmin e mirë nga FBK ,ku kthehet në Superligen e basketbollit!”, ka thënë Zherka duke kujtuar se sot ka pasur një bisedë telefonike me Arben Fetahum, kryetarin e FBK-së.  Fetahu bashkë me sekretarin e FBK-së, Leart  Hoxha sot ka pasur edhe një takim me kryetarin e komunës së Gjakovës Ardian Gjinin ku  diskutuan për të ardhmen e basketbollit kosovar në përgjithësi dhe në veçanti për avancimin e basketbollit në Gjakovë, me ç’rast janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim të ndërsjellë.

I pyetur se çka e prêt tash kryesinë e klubit Vëllaznimi, Zherka ka thënë se qysh nga dita e nesërme do të fillojmë përgatitjet për një strategji adekuate të pjesëmarrjes në elitën e basketbollit.

“Na prêt një punë e madhe në krijimin e një ekipi cilësor me basketbollistë të shquar konkurrent  dhe një front i gjerë i angazhimit tonë do të drejtohet kah sigurimi i donatorëve, sepse shpenzimet do të jenë shumë më të larta se sa i kishim në Ligën e parë. Jam i vetëdijshëm se kemi punë shumë, por unë jam njëri që më pëlqejnë sfidat”, ka thënë kryetari klubit të basketbollit Vëllaznimi, Kastriot Zherka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *