Saturday, April 6, 2024
AktualeLajme

Bëhen gati shkollat

shkollaNë prag të fillimit të vitit të ri shkollorë, në objektet e shkollave të komunës së Gjakovës, aktualisht janë duke vazhduar punët teknike rreth përgatitjes sa më të mirë të lokaleve për nxënësit. Në shumë objekte shkollore përgatitjet po zhvillohen me vetiniciativë të drejtorëve dhe të stafit mësimor, meqë mungojnë mjetet për investime nga Drejtoria komunale e arsimit.
Diana Qarkagjia, drejtoreshë në këtë drejtori, pohon se aktualisht mungojnë mjetet e mjaftueshme buxhetore për investime në shkolla, meqë ndodhemi në proces të likuidimit të borxheve të trashëguara të udhëheqjes së kaluar. Sidoqoftë aty ku është parë e domosdoshme drejtoria e arsimit ka investuar mjete në mënyrë që viti i ri shkollorë të fillojë mbarë.
Kështu, këto ditë po punohet në renovimin e dyshemeve të klasave në shkollat fillore “Yll Morina” dhe në atë të fshatit Sheremet, ndërkohë që në shkollën e Dujakes po vazhdon realizimi i projektit të mbetur për ndërrimin e dritareve.
Një front tjetër i punës është hap në lokacionin e Çerdhes së fëmijëve “Deva”, ku po demolohet objekti i vjetër, për të vazhduar me ndërtimin e objektit të ri bashkëkohorë me sipërfaqe prej 500 metrash katrore dhe me kapacitet të ditimit të 110 fëmijëve të grip-moshave të ndryshme. Ky projekt po realizohet me investimin e Ministrisë së administrimit të pushtetit lokal dhe participim të Kuvendit të komunës, në vlerë prej 150 mijë eurosh, dhe pritet të përfundohet në fund të këtij viti.