Thursday, March 28, 2024
Sporti

Besa-Vëllaznimi luhet javen e ardhshme

Stadiumi i Beses së pejes
Gjendja e rëndë e staidumeve kosovare pas reshjeve të mëdha të shiut kanë detyruar Komisionin e Garave të Superliges së Kosoves në futboll që të shtyjë xhiron e 19-të, të planifikuar për këtë fundjavë, për mesin e javes së ardhshme.
Nikoqirja e Vëllaznimit për këtë fundjavë, Besa e Pejës, ishte e para që kishte bërë kërkesë për shtyrje të orarit të ndeshjes, pasi stadiumi “Shahin Haxhislami” ishte zhytur nën ujë sikurse në foton lartë. Klubin nga Peja e kishte mbështetur më pas edhe KF Ferronikeli.
“Ndeshjet e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll shtyhen për javën e ardhshme (për ditën e martë, respektivisht të mërkurë), kjo varësisht nga kompania televizive për orarin e ndeshjeve të parapara në transmetim televiziv”-thuhet në njoftimin e FFK-së.
Takimin ndërmjet Besës vendase dhe Vëllaznimit si mysafirë ishte paraparë ta transmetonte drejtpërdrejt televizioni RTV 21.
Ndërsa edhe ndeshjet e Liges së Parë që ishin paraparë për këtë fundjavë do të luhen të mërkuren e 20 marsit./radiogjakova/