Saturday, April 6, 2024
LajmeLajmet e shpejtaSporti

Besnik Hasi ftohet në 90 Vjetorin e Vëllaznimit

Legjenda e futbollit shqiptar Besnik Hasi është ftuar zyrtarisht që të marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të  klubit më të trofeshëm të futbollit kosovar, “Vëllaznimi”. Këtë ftesë ia bëri kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, të premten në manifestimin Sportisti i vitit 2016.

Pasi ia dorëzoi mirënjohjen e komunës së Gjakovës për kontributin në afirmimin e futbollit  shqiptar në arenën ndërkombëtare, Kusari Lila  tha: E ftojmë Besnikun që ta madhështoi festën e 90 vjetorit të klubit të futbollit Vëllaznimi, që e kremton vitin e ardhshëm”. Kjo ftesë e bërë publikisht në manifestimin e mbajtur në Lomen e Drithit, u shoqërua me duartrokitje.