Tuesday, April 9, 2024
AktualeLajmeSporti

Besnik Hasi timonieri që e bëri Anderlechtin kampion

Hasi duke festuarFutbolldashesit gjakovarë  sikurse gjithë shqiptarët i janë gezuar suksesit të timonierit Besnik Hasi i cili e ka drejtuar Anderlechtin drejt titullit të kampionit në Belgjikë. Gjiganti belg e fitoi titullin e 33-të, pasi e mposhti të dielën Lokerenin me rezultat 3:1, në kuadër të garave të “Play-Offit”.

Ish futbollisti i njohur kosovar e mori në dorë ekipin nga pozita e tretë, me 10 pikë prapa liderit, për t’ia siguruar atij titullin e 33-të në histori.

Golat për ekipin vendës të dielën i shënuan Aleksandar Mitrovic, Chancel Mbemba Mangulu e Deniss Praet, kurse për mysafirët shënoi Hamdi Harbaoui nga penalltia.

42 vjeçari mori ekipin në mars, kur u largua nga trajner i parë për shkak të shkëputjes së madhe të liderit të asokohe, Standard Liege.

Prej atëherë ai kaloi në një situatë të vështirë, por asnjë herë nuk heqi dorë nga titulli i kampionit, duke e realizuatr misionin e pamundur me një përkushtim maksimal. Besnik hasi

Hasi ka absolutisht meritën më të madhe në këtë triumf, pasi ka bërë një punë të shkëlqyer gjatë muajve të fundit. Mediat belge kanë “ngritur në qiell” trajnerin Shqiptar, dhe pritet që ai të rinovojë kontratën me gjigandët belgë edhe për shumë vite të tjera.

Urim per Besnikun ne twiter e ka sjell edhe kryetarja e komunes se Gjakoves Mimoza Kusari Lila e cila mes tjerash shkruan:  Besnik Hasi, krenar që të kemi Gjakovar, Kosovar.

Redaksia Gjakovapress.info i uron suksese të reja…