Biblioteka merr dhuratë 200 libra nga Amerika

biblioteka ambasada amerikaneZëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ambasadën e Kosovës, Kelly Dognan  e shoqëruar nga kryetarja e  Komunës se Gjakoves MimozaKusari Lila  ka vizituar dy institucione të Komunës, dhe me këtë rast është përfituar një donacion.

Në vizitën që i kanë bërë Bibliotekës Rajonale “Ibrahim Rugova”,  zëvendësambasadorja amerikane pasi ka kontaktuar stafin, nxënësit, studentët dhe qytetarët lexues, ka dhuruar një donacion prej afro dyqind librave në gjuhën angleze që kanë të bëjnë me historinë dhe politikën, respektivisht administratën amerikane si dhe një pjesë e këtyre ekzemplarëve i përket letërsisë klasike amerikane.

”Ky donacion i ambasadës amerikane për bibliotekën e qytetit ka një vlerë dhe një peshë shumë të madhe. Dihet se libri dedikohet dhe ndikon  që të rinjtë të edukohen dhe arsimohen” ka pohuar në falënderimin e saj për këtë donacion, kryetarja Mimoza Kusari Lila, njofton kumtesa komunale .

Zëvendësambasadorja amerikane, Kelly Dognan ka pohuar se ndjehet e priveligjuar që po viziton Gjakovën dhe që ka mundësi dhe ti uroj kryetares Mimoza Kusari Lila postin e marrur. “Kam dëgjuar se Gjakova ka bibliotekë impresive dhe tani po e shoh edhe vet, pasi nuk ka më bukur se të kesh një vend të mirë ku mund të  krijosh hapsira për lexim dhe edukim” ka pohuar zëvendësambasadorja amerikane, Kelly Dognan.

Engjëll I. Berisha, drejtor i Bibliotekës Rajonale “Ibrahim Rugova” ka njoftuar zëvendësambasadoren amerikane për infrastrukturën, stafin, punën dhe kërkesat që ka bibliotekaria në Komunën e Gjakovës.

Më pas, kryetarja Mimoza Kusari Lila dhe zëvendësambasadorja amerikane Kelly Dognan kanë vizituar Muzeun Etnografik dhe  “Çarshinë e Madhe”.