Gjakovapress
Advertisement
  • Home
    800 vaksina për Gjakovën

    Në Gjakovë 10 raste aktive me Covid , 107 mijë e 203 doza të vaksinës

    Dita botërore e tokës, veprimtari të shumta në Gjakovë

    Dita botërore e tokës, veprimtari të shumta në Gjakovë

    Punime në rrjetin e ngrohtores, për dy ditë mbyllet rruga!

    Punime në rrjetin e ngrohtores, për dy ditë mbyllet rruga!

    Ora verore

    Ora verore

    Arriten insulinat e Marsit, shpërndarja të enjten

    Arriten insulinat e Marsit, shpërndarja të enjten

  • Aktuale
    KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!

    KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

    Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Dr.Gëzim Lipoveci: Kujdes nga vapa, mundë të ju sjellë telashe në shëndet

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Nga numri më i ri revistes Gjakovapress: GJAKOVA NË 38 GRADË!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Kujdes vapa!

    Masat e reja anticovid të Qeverisë

    Lehtësohen masat anticovid

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    KRU Gjakova punime në Impiantin e ujërave të ndotura dhe rrjetin e ujësjellësit

    800 vaksina për Gjakovën

    2 të infektuar, rreth 8 mijë të vaksinuar

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Gjatë 24 orëve 13 raste të reja me Covid 19, në Spitalin e Gjakovës 60 të hospitalizuar

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    Për një javë në Gjakovë 99 të infektuar 245 të shëruar

    35 vaksinat e para për mantelbardhët e Gjakoves

    Gjakova me 1.320 të vaksinuar

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    552 raste active me Covid 19, në Spital 70 pacient në trajtim

  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Intervista
  • Fejtone
  • Kontakti
  • Revista OnlineE re
No Result
View All Result

Home Intervista

Bisedë me veteranen e arsimit Hilmije Purrini

9 years ago
in Intervista
0 0
0
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

T’i duan fëmijët, t’iu falin atyre dije dhe dashuri

Në arritjet e arsimit gjakovar në vite, padyshim se kontribut të madh kanë dhënë mësimdhënësit, ata që kanë shpërndarë dritën e dijes anekënd trojeve shqiptare. Puna me brezat e rinj në arsimin dhe edukimin e tyre vlerësohet si bazament I shëndosh I një shoqërie. Shumë punëtorë arsimi tërë jetën ia kanë kushtuar shkollës. E tillë është edhe mësuesja veterane Hilmije Purrini në shkollën fillore “Emin Duraku”,  e cila kohë më parë ishte nderuar me mirënjohje për arritjet jetësore në arsimin e brezave të rinj.

HAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUAR
ADVERTISEMENT

Pse e zgjodhët për profesion jete, profesionin e mësueses?

Ditët e shkollës padyshim janë pjesa më e bukur e jetës time. Ishte koha kur para syve tonë shpalosej një botë e tërë dhe kjo ishte meritë e madhe e mësuesve tonë. Kjo është arsyeja e cila më shtyri të bëhem pjesë e kësaj bote magjike të edukimit. Kjo duhet të jetë arsyeja që më ka shtyre të eci rrugës së mësuesve të paharruar në kujtesën time si : Mësuesja ime e parë Age Kajtazi, arsimtarët Qazim Himaduna, Xhafer Xerxa, Mikel Lumezi, etj.

Ëndrra ime, nga e cila ende nuk jam liruar është pikërisht kjo, të shpalosë bukuritë e jetës dhe dijes para fëmijëve. Kjo ndoshta është arsyeja që edhe pas pensionimit vazhdojë të punojë si vullnetare në bibliotekën e shkollës, sepse e adhuroj atë ndjenjë që e shohë në bebëzat e fëmijëve kur kthejnë një libër që e kanë pëlqyer shumë.

Zonja Hilmije, si nisi rrugëtimi juaj në profesionin e mësueses?

Krejt filloi plot entuziazëm. Ishte koha e një fushate të përgjithshme, kombëtare të arsimimit, kur në shkollën normale po përgatiteshin mësuesit e ardhshëm që do të realizonin këtë mision të madh. Ne ishim të bindur që po ndërtonim themelet e këtij vendi, mbi të cilat vitet e shtatëdhjeta u ngritë krejt ajo që quhej autonomi e Kosovës. Gjenerata jonë i kishte krijuar gjeneratat qe e realizuan këtë dhe shume zhvillime tjera më vënë.

Si ishin vitet e para të punës me ditar në dorë?

Me një janar 1966 e mora për herë të parë ditarin në dorë, dhe për herë të parë dola para një klase të mbushur me fëmijë dhe aty filloi gjithçka: kjo lojë e madhe dhe mision i madh. Lojë sepse përmes lojës, duhej hapur perdja para syve të atyre fëmijëve të njomë, për me pa botën ndryshe për me e kuptua atë. Dhe kjo vazhdoi gjeneratë pas gjenerate, për më se 44 vjet.

Cilat janë sfidat më të mëdha për një mësimdhënës?

Karakteristikë e kësaj kohe ishin klasat me shumë nxënës dhe sfidë e veçantë ishte qasja individuale ndaj tyre, ku secili fëmijë ishte botë në vete në të duhej hyrë dhe duhej shpalosur kuptimin dhe bukuritë e botës dhe jetës për të cilën po përgatiteshin.

Për të qenë I frytshëm me dhënien e njohurive të reja për nxënësit kërkohet një përkushtim I madh. Cilat kanë qenë metodat e punës me nxënës për vitet e punës suaj?

Metodat ishin standarde, të mësuara nga mësimdhënësit tonë pionier, por edhe metodat më bashkëkohore të kohës në të cilën po jetonim. Në fakt, ne i përshtatnim metodat kohës, ambientit dhe fëmijëve me të cilët punonim. Nganjëherë kur mendojë për këtë kohë, konstatojë me kënaqësi se puna jonë entuziaste ka dhënë rezultate sepse, secila gjeneratë po dilte më e përgatitur për me u përballë me sfidat e zhvillimit të vendit, qoftë ekonomik, kulturorë, organizative, etj.

Arsimi shqip kaloi periudha të rënda gjatë okupimit serb. Nxënës dhe mësimdhënës edhe në të tilla rrethana vazhduan mësimin. Çka mundë të na thoni për punën në  atë periudhë që kaluam?

Edhe para viteve 90-ta ne nuk ishim plotësisht të lirë, dhe historinë kombëtare dhe kulturën e mirëfilltë kombëtare e qytetare e shpalosnim para nxënësve me kujdes të veçantë. Por në vitet e 90-ta arsimi shqip ishte në një luftë të hapur kundër asimilimit dhe shablloneve ideologjike të cilat synohej të përhapen ndër fëmijët tonë. Në këtë fazë misioni ynë mori edhe karakter të mirëfilltë kombëtarë dhe u bë boshti kurrizorë i lëvizjes për liri dhe pavarësi. Ishin kohë të vështira por edhe ne me një entuziazëm dhe përkushtim arritëm të i përballojmë ato.

Notat më të mira, gjithsesi i ruaj për dhjetëra ish nxënës të cilët ranë në luftën e gjatë për liri, dhe nuk janë fizikisht në mesin tonë, apo edhe më shumë që u burgosën, e ndoqën nga pushtuesi, por i përballuan me kurajë këto.

Cila është kënaqësia më e madhe e një veterani të arsimit?

Kur sheh ish nxënësit tu që kanë mbërritur diçka në jetë, që kontribuojnë me punën e tyre për mirëqenien e komunitetit. Kur kujton situatat që dukeshin pa rrugëdalje dhe të cilat u tejkaluan me kurajën dhe vullnetin tonë. Kur takon njerëz , fytyrat e të cilëve tashmë I ke harruar, ndërkohë që ata buzëqeshin dhe të kujtojnë se dikur ishin ndonjëri nga fëmijët çapkënë të klasës. Krejt kjo të jep një ndjenjë të ngrohtë dhe idenë për një jetë të tërë e cila nuk është shpenzuar kot.

U nderuat me mirënjohje për punën tuaj përkushtuese në Ditën e mësuesit. Çka ka paraqitur për ju një mirënjohje e tillë?

Ndihem e vlerësuar. Edhe si individ edhe si pjesëtare e komunitetit të pedagogëve. Kjo është ndjenja më e bukur pas një angazhimi kaq të gjatë. Personalisht mendoj se cilido pedagog që i ka kaluar këto sfida, e meriton një vlerësim të tillë. Ndihem e prekur veçanërisht që emri im është përmendur në radhën e të nderuarve me mirënjohje.

Cila është këshilla juaj për mësimdhënësit e rinj?

T’i duan fëmijët, t’iu falin atyre dije dhe dashuri, të zhvillojnë shkathtësitë dhe potencialin e tyre krijues . Të gjithë kemi qenë fëmijë, dhe niveli ku kemi arritur varet drejtpërdrejtë nga fakti se sa është punuar me ne në këtë periudhë të jetës tonë. Urojë që kështu të kuptohet profesioni ynë i mësuesit.

Edhe në këtë moshë ju jeni pranë nxënësve, në bibliotekën e shkollës. Sa është rëndësishme biblioteka për një shkollë?

Për rëndësinë e bibliotekës është e tepërt të flitet. Aty gjejmë dijen universale të mbledhur nëpër kohë dhe nëpër hapësirë kah jetoi dhe krijoi njeriu. Aty gjejmë edhe kujtesën kolektive të kombit. Kjo nuk mund të shpjegohet vetëm brenda orëve të mësimit. Kjo është më e gjerë se institucioni i shkollës. Prandaj lexojmë. Edhe pse pensioniste tashmë, unë ndjejë së aty mund të zhvillohem edhe më tej, sepse fusha e dijes dhe humanizmit është e pafund. Aty mund të jap ende.

Unë duke iu falënderuar mirëkuptimit të drejtorit te shkollës Myrteza Xharra, dhe drejtoreshës së Departamentit te Arsimit pranë komunës se Gjakovës zonjës Silvana Haxhikadrija, unë edhe pas pensionimit, pa pagesë, vazhdojë të jem në shoqërinë e nxënësve të cilët bibliotekën e shkollës e gjejnë si vend ku shuajnë kureshtjen e tyre të pafund.

Sa është e furnizuar me tituj të ri biblioteka e shkollës suaj dhe çfarë po bëni për ta pasurua atë.?

Si të gjitha bibliotekat e shkollave te qytetit edhe ajo e shkollës “Emin Duraku” nuk është plotësuar me tituj të rinj të librave. MASHT edhe Departamenti i Arsimit në komune, përkundër vullnetit të mirë, nuk kanë mjete të mjaftueshme për të përtërirë fondin e bibliotekave me libra përkatësisht tituj të rinj. Unë, me përkrahjen morale të kolegëve të mijë, veçanërisht drejtorit të shkollës Myrteza Xharra, kam ndërmarrë një iniciative në këtë drejtim për blerjen e librave të reja për bibliotekën e shkollës “Emin Duraku”. Ky angazhim është i shtrirë në Gjakovë, SHBA dhe në tërë Kosovën ku ish nxënës, miq, dashamirë të arsimit në komunën tonë po lobojnë për një përkrahje qytetare. Deri tash janë mbledhë ndihma nga disa qytetarë amerikan në Neë York, Në Prishtinë nga institucione private të edukimit si çerdhja “Babyland” etj, si dhe individ të tjerë. Shumat janë modeste por vlera e tyre është e madhe për bibliotekën e shkollës tonë.

Qytetarët e Gjakovës mund të kontribuojnë drejtpërdrejtë duke ofruar librat e tyre në bibliotekën e shkollës “ Emin Duraku” apo duke dhënë donacion në formë financiare.

ADVERTISEMENT
Previous Post

Mbahet turniri I qytetit në pingpong

Next Post

Rinovohen rrugët me gropa

Related Posts

Intervista: Dueti Bashkim Bicurri dhe Fatlik Tafarshiku
Intervista

Intervista: Dueti Bashkim Bicurri dhe Fatlik Tafarshiku

Intervista: SHKELZEN JETISHI –XENI  “Ndal o jetë”, hit i vërtetë
Intervista

Intervista: SHKELZEN JETISHI –XENI “Ndal o jetë”, hit i vërtetë

Intervista :  Vlera Pylla- aktore
Intervista

Intervista : Vlera Pylla- aktore

Prim. dr. Sc. Rifat Lila me mirënjohjen   “Nderi i Mjekut Ali Sokoli”
Gjakova Presss

Prim. dr. Sc. Rifat Lila me mirënjohjen   “Nderi i Mjekut Ali Sokoli”

Intervista

Tirron Mamusha e filloi me boksin e vazhdoi me maratonën, synon lojërat olimpike

Load More

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Gjakova Presss
  • Revista Online
  • Lajmet e shpejta
  • Intervista
  • Fejtone
  • Humor
  • Kontakti

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In