Saturday, April 27, 2024
Sporti

Bledar Morina dhe Albion Gashi triumfojnë në garën e kërcimeve në ujë nga Ujëvara Mirushes

Në ambientet e bukura të kanionit të Mirushës, të dielën u mbajtën garat e kërcimeve në Ujë nga Ujëvara e Mirushës. Para shumë vizitorëve, nga dy kërcime në stilin dallëndyshe i bënë 13 kërcyes nga lartësia 8 metra. Juria vlerësoi kërcyesit më të mirë. Vendi i tretë iu nda Agim Kelmendit. Vendi i dytë iu nda dy kërcyesve, Ardian Berishës dhe Kelmend Gjugjes. Ndërkaq edhe  vendi i parë iu nda dy kërcyesve që mblodhën nga 58 pikë: Bledar Morina dhe Albion Gashi.

Klubi organizues Bridge Divers nga Gjakova ndau mirënjohje, medalje dhe kupa. Garën e mbështeti Komuna e Gjakovës dhe Malisheves si dhe Federata e Notit të Kosovës.

Kjo ishte një garë atraktive që promovon bukurinë e rrallë të ujëvarave të Mirushës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *