Monday, December 30, 2024
Sporti

BLENDI HAXHIKADRIJA  TRAJNERI VITIT

Rikthimi i volejbollit në qytetin tonë, pas një pauze të gjatë, është meritë e një grupi entuziastesh të këtij sporti, mes të cilëve edhe Blendi Haxhikadrija. Sot KV Vëllaznimi ka ekipet në të gjitha konkurrencat dhe Akademinë e violejbollit. Blendi, pa pushim po punon në popullarizimin e këtij sporti. Të enjten ai nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sporte e Gjakovës u nderua me çmimin Trajneri i vitit, ndërsa nga klubi edhe Buna Haraqija hyri mes 10 më të mirave sportiste.

“Knaqësi kur shpërblehesh për punën që bën! Sot në shpalljen e sportistit të vitit në komunën e Gjakovës KV Vëllaznimi u shpërblye me trajnerin më të mirë të qytetit Blendi Haxhikadrija dhe në top 10-shen e sportistëve më të mirë Buna Haraqija. Falënderim i veçanet shkon për të gjithë sportistët e KV Vëllaznimit, të cilët po sakrifikojnë shumë për të mbrojtur ngjyrat e klubit me çdo kusht. Forca”, shkroi në FB, Klubi i Volejbollit Vëllaznimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *