Saturday, April 6, 2024
AktualeLajmet e shpejta

Bora e parë, bijnë temperaturat

Bora 13Gjakova është zgjuar sot(e martë) me petkun e bardhë, dhe kjo është dita e parë e stinës së dimrit me  borë. Bashkë me borën kanë rënë dukshëm edhe temperaturat e ajrit deri në -5 gradë,  që na kujtojnë vështirësitë e mundshme që mundë të sjellë ajo në përditshmërinë tonë por edhe  për zhvillimin normal të trafikut gjatë kësaj stine. Bora e parë, anipse vetëm sa zbardhojë pullazet,  gjithashtu na ka kujtuar hallet e mëdha me të cilat mundë të ballafaqohen shumë familje të varfra për sigurimin e lëndëve djegëse.  

Numri i hallexhinjve që trokasin çdo ditë në dyert e Kryqit të Kuq Komunal sa vjen e shtohet, ndaj edhe ky mot i ditës së sotme  le të shërbejë për një ndjenjë më të madhe solidariteti me ato familje që dimri ua sjellë një mijë e një telashe. Ato kanë nevojë për ushqime, veshmbathje e ngrohje.