Bora e parë zbukuron Shpellën e Kusarit
Vetëm 1km nga fshati Kusar, komuna e Gjakoves , thuajse në brendësi të këtij fshati, është një atraksion magjik, me një pamje pyjore, e që njihet si Shpella e Kusarit, ka njohtuar MeteoBalkan.
Kjo pjesë, që ndodhet rrëzë Maleve të Pashtrikut, është bërë një nga atraksionet turistike më të zhvilluara viteve të fundit në Kosovë.
Ndonëse, ekzistenca e saj mendohet të jetë e lashë, lashtësia e saj daton qysh herët, ndërsa të jep një ndjesi të veçantë, teksa eksploron e ecën shkallëeve e përmes saj.
E, pikërisht sot, kur borë e parë mbuloi vendin tonë, ky atraksion ka marrë një pamje përrallore.
Një shtresë bardhësie i ka dhënë edhe më shumë hijeshi kësaj shpelle.