Thursday, April 11, 2024
AktualeLajme

Bora parë zbardhi Gjakoven

Bora e parë e këtij dimëri arriti nga mëngjesi I së martës duke zbardhur çatitë e shtëpive e më vonë edhe rrugët dhe sheshet. Pasi ranë temperaturat e ajrit edhe nën zero, bora e parë paralajmëroi një dimër të ftohtë. Bora e sotme gëzoi më së shumti më të vegjlit të cilët me borën e parë kaluan caste argëtimi ndërkohë që shtoi hallet për familjarët për ngrohjen e ambijenteve.

Bora 13Bora e parë, do të mbahet mend edhe per diten e dytë te fushates së “nxehtë” elektorale. Si duket  “motivoi” për shumë aktivitete të dy kandidatët për kryetar komune për zgjedhjet e balotazhit me 1 dhjetor. Raportohet për shumë takime të Pal Lekës dhe Mimoza Kusari- Lilës me simpatizantë nëpër zonat rurale dhe në qytet.