Bora zbardhi Gjakovën
Pas një periudhe disa ditëshe të reshjeve të shiut, në Gjakovë nga mbrëmë është rikthyer bora bashkë me te edhe temperaturat më të ulëta të ajrit. Edhepse në shtresë të vogël, bora më e re është pastruar nga rrugët kryesore nga kompanitë e pastrimit ndërsa në tatëpjeta për shkak të ngricave është hedhur edhe kripa industriale. Megjithatë shoferët këshillohen që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve.