Friday, March 29, 2024
Lajme

Borxhet e rrymës lënë pa ujë banorët e një pjese të Hasit

Banorët e fshatrave  Pjetershan, Raq, Dol, Kusar, Kushavec , Lipovec  dhe  disa lokalitete përreth tyre, tash e sa ditë kanë ngel pa ujë të pijes. Shkak i kësaj ndërprerje është ç’kyçja e rrymës elektrike në stacionin e pompave të kësaj zone  nga ana e KEDS-it për borxhe ndaj saj. Bashkë me banorët  e këtyre zonave shqetësimin e vet e ka paraqitur edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit Radoniqi e cila  bënë me dije konsumatorët se kjo kompani edhe më parë ka qenë në fazën e komunikimit me Kuvendin Komunal   për  të marrë në mbikëqyrje ketë sistem të pompave.

“Në kuadër të bashkëpunimit dhe  mirëkuptimit jemi duke bërë përpjekje të vazhdueshme që së bashku me Kuvendin Komunal dhe KEDS-in  të gjejmë  një zgjedhje sa më e shpejte. K R U “ Radoniqi “është i gatshëm të bëjë çdo gjë që është e mundur për konsumatorët në kuadër të kompetencave që ka dhe duke u bazuar në përgjegjësitë, pasi kemi sasi të mjaftueshme të ujit për furnizim 24 orësh pa ndërprerë“, thotë Muhamet Lama udhëheqës i departamentit për marrëdhënie me konsumatorët.