Thursday, April 4, 2024
Lajme

Breshëri solli dëme rreth 800 mijë euro

bresheriDisa zona të komunës së Gjakovës, ditë më parë janë prekur nga moti ligë, stuhija dhe breshëri që kanë sjellur dëme për kulturat bujqësore. Bekim Ermeni, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të KK të Gjakovës, që është mbajtur të enjten, ka thënë se dëmet më të mëdha janë shkaktuar në zonën e Hasit.  Nga vlerësimi i deritanishëm dëmet janë shumë të mëdha dhe arrijnë vlerën deri në 800 mijë euro. Dëme janë shkaktuar në 250 hektarë sipërfaqe  dhe janë shkatërruar kultura të ndryshme bujqësore.

Drejtori  Ermeni ka dhënë edhe njoftimin mbi projektin e bletarisë në vlerë prej 8.540 euro të Komunës me bashkëpjesëmarrje të ambasadës gjermane, e cila ambasadë do të ndajë mjete në shumë prej rreth 7.700 euro.