Wednesday, June 5, 2024
AktualeLajme

Bresheri solli dëme të mëdha

Territorin e komunës së Gjakovës edhe dje pasdite e ka përfshirë një mot i ligë me stuhi dhe breshër,  kokrrat e të cilit herë-herë arrinin sa madhësia e një arre. Ende nuk është raportuar për ndonjë dëm të theksuar por pemët dhe sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore kanë pësuar më shumë. Pos shqetësimeve  që ka shkaktuar breshëri,  ka dëmtuar edhe kopshtet e shumë bashkëqytetarëve.

Për të tretin vit me rradhë breshëri ka shkaktuar dëme të mëdha tek bujqit në komunën e Gjakovës dhe për të tretin vit me rradhë gjasat për kompenzim apo përkrahje nga institucionet janë minimale, për të mos thënë që nuk ekzistojnë fare.

Nga rreth 30 minuta breshër që ka rënë pasditen e së martës, fermerit Agron Bibaj i ka rënë poshtë puna disa vjeçare, pasi i janë shkatërruar në tërësi mbi 50 ari të mbjella me dredhëza dhe 2.5 hektarë të mbjellura me grurë. Ai, me daten 8 Maj ’13,  gati me lot në sy u shpreh tejet i zhgënjyer dhe i dekujaruar me fatkeqsinë që i ndodhi.

“Nëse njerëzit e ministrisë kanë sadopak ndjenja duhet të na ndihmojë dhe të na zbusin këtë fatkeqsi që na ka ndodhur”, vazhdon ai.

Edhe fermerit Lazër Shala nga fshati Raqë nga breshëri i së martës i janë dëmtuar rreth gjatë hektarë të mbjellura me grurë. Ai thotë se gjatë 50 vjetëve të jetës së tij nuk i ka rënë të shoh situatë më të rëndeë se kjo e krijuar një ditë më parë.

Për tu njohur me gjendjen e krijuar, në disa nga fshatrat e Gjakovës kanë dalur edhe zyrtarë të Drejtorisë komunale të Bujqësisë, të cilët në pamje të parë kanë vlerësuar se dëmet janë tejet të mëdha.  Drejtori Ismet Isufi ka thënë  se do të formohet një komision ekspertësh për ta vlerësuar dëmin, por sipas tij gjasat janë të pakta që këta fermerë të kompenzohen.

“Fatkeqsisht as Qeveria e Kosovës e as komunat nuk kanë politika që parashohin krijimin e fondeve të posaçme për kompenzimin e këtyre dëmeve nga fatkeqsitë natyrore, prandaj duke u bazuar në dy – tri vitet e fundit në komunën e Gjakovë por edhe në komunat tjera qeveria duhet ta krijojë një mekanizëm që do t’i mbrojë fermerët, sepse i tërë ky mund që po bëhet nga ta po bjen poshtë për disa minuta”, ka thënë Isufi.

Ai ka shprehur shqetësim edhe për anashkalimin që në tre vjetët e fundit qeveria e vendit u ka bërë fermerëve gjakovarë, duke mos ua kompenzuar dëmet, përkundër faktit se të njejtit kanë qenë më të dëmtuarit në Kosovë.

Sipas zyrtarëve lokal të bujqësisë, kulturat më të dëmtuara nga breshëri i fundit janë gruri, dredhzat, pemtaria dhe vreshtaria, ndërsa zonat e prekura janë fshatrat Raqë, Moglicë, Kusar, Pjetershan, Cermian, Bec, Novosellë, Skivjan e të tjerë.