Moti i ngrohtë si në pranverë, që po mbanë në këtë stinë, e që sipas kalendarit i takon dimrit, sado që është i këndshëm dhe i bukur është shqetësues për disa kultura bujqësore. Prodhuesit e grurit ankohen në mungesë të lagështisë dhe borës ndërsa pemtarët drojnë se pemët janë në prag të bulëzimit dhe se një ngricë e mundshme do të hidhte mundin e një viti.
Ndryshe në arat e komunës së Gjakoves vjeshtën që shkoi janë mbjellur rreth pesë mijë hektarë grurë, por siç edhe parashohin ekspertët e bujqësisë bazuar në mungesën e të reshurave, pasojat në pranverën e hershme do të jenë të mëdha.
“Në ato ara ku edhe nuk është bërë përgatitja mirë vërehet se gjethet e bimes së grurit kanë një zverdhje, duke treguar shenjat e para që gruri ka nevojë për lagështi dhe se kanoset nga ula e rendimentit“, thonë ekspertet e bujqësisë . Mu për këtë fermerët e komunës së Gjakoves janë të brengosur me kushtet klimatike që po mbretërojnë këtyre ditëve kur si zakonisht grunajat në këtë stinë kanë qenë të mbuluara me borë . Ata shpresojnë që ditëve në vijim të ketë reshje të borës të cilat siç edhe thonë do t’i mundësonin grurit mbrojtjen nga ngricat e mundshme