Friday, April 5, 2024
AktualeGjakova PresssLajme

Buza: Ka gjasë që në shtator të kemi edhe ndonjë program të ri në Universitetin e Gjakovës

Është shpallur  konkursi për pranimin e studentëve në universitetet publike të Kosovës , ndërkohë që në kuadër të këtij konkursi janë edhe programet për Universitetin e Gjakovës i cili do të filloi punën më 1 tetor të këtij viti.

fakulteti-edukimit-gjakoveSipas këtij konkursi Universiteti i Gjakovës do të startojë me 350 studentë të rinj në tri fakultete dhe gjashtë programe: Fakulteti i Edukimit me programet Parafillor (100 student) dhe Fillor (100), Fakulteti i Mjekësisë me programet Infermierë (50 student) dhe Mami(20) si dhe Fakulteti Filologjik me drejtimet Gjuhë Shqipe(40)  dhe Gjuhë e Letërsi Angleze(40).  Rreth përgatitjeve për vitin e  ri akademik në këtë Universitet , profesor Kastriot Buza, sekretar i Bordit të Universitetit të Gjakovës, thekson se në vitin e parë do të fillohet  me këto programe me gjasë që  të kemi edhe reja.

“Në mbledhjen e Bordit është diskutuar gjerë e gjatë për këtë konkurs dhe janë autorizuar dy anëtarë të Bordit që të analizojnë mirë se cilat programe do të mundë të ishin me interes për studentët, universitetin dhe Gjakoven. Kjo do të thotë se deri në shtator ne mundë të dalim me ndonjë program të ri, ” tha Buza për Gjakovapress.info pa përmenduar ndonjërin nga programet e propozuara nga anëtarët e Bordit.

Sipas tij mësimet do të ndiqen  në tri objekte shkollore, në kto dy ekzistuese : Ish SHLP”Bajram Curri” dhe objekti i ri në “Çabrat” si  dhe në hapësirat e Shkollës së Mesme Teknike”Nexhmedin Nixha”.

Sipas konkursit të shpallur dje për dallim nga viti i kaluar nuk është përfshirë programi i Fakultetit të Shkencave matematiko natyrore- drejtimi Kimi Arsimore.