Sunday, September 1, 2024
Lajme

Cilat biznese mundë të punojnë në rrethanat e reja me koronovirusin?

Komuna e Gjakovës ka bërë publike Udhëzimet  për zhvillimin dhe ndalimin e veprimtarive biznesore në Kosovë, bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbrojte nga virusi Covid 19.  Sipas këtyre udhëzimeve si pikë e parë është që të  merren masa higjienike dhe te dezinfektohet lokali. Në këtë udhëzim jepet edhe informacioni se,  kush mund të punojë e kush jo?.

Nuk mund të punojnë kafiteritë, baret, pubet, restuarantet, qendrat tregtare , përjashtuar farmacitë dhe marketet brenda tyre, tregjet e kafshëve dhe automjeteve. Ndërkaq mundë të punojnë në mënyrë të pjesshme edhe disa biznese tjera ushqimore të cilat më pare kanë ndërmarr masa higjenike, dizenfektimin e lokalit dhe krijimin e kushteve për të mos krijuar distance mes shitësit dhe blerësit. Për punën e pjesshme të bizneseve ka pasur paqartësi. Të hënën vetëm një numër i vogël I qebaptoreve kanë punuar. Kryeinspektori i komunës Artan Hoxha për Radio Gjakovën ka dhënë sqarimet e duhura.

“Operatorët ekonomik me ofertë mikse: shitje dhe shërbim, p.sh: furra buke (shet gatojca dhe i shërben të njëjtat brenda lokalit); byrektore (shet dhe shërben), qebaptore, pastiqeri, gjellëtore, e ushqimore tjera. Pika të karburantit (shesin karburant, lubrifikantë, pajisje përcjellëse, por edhe kanë kafiteri e gjellëtore), Auto-larje, e raste të ngjashme, që edhe shesin produkte, por edhe shërbejnë. Duhet  vetëm të shesin, kurse shërbimi duhet të ndalohen!”, ka thënë Hoxha duke shtuar se mbikëqyrja inspektoriale gjatë këtyre ditëve është e shtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *