Thursday, March 28, 2024
AktualeLajme

Dalje e ulët e gjakovarëve në Zgjedhje, 35.33%

zgjedhjetËshtë përmbyllur me sukses edhe një aktivitet zgjedhor, kësaj radhe për Parlamentin e Kosovës, duke  nxjerrë para kutive të votimit numër më të vogël të votuesve se sa në zgjedhjet e kaluara. Në procesin zgjedhor të zhvilluar dje Partia Demokratike  që është në pushtet nga vitit 2007, ka marr shumicën e votave të qytetarëve të cilët  votuan për të zgjedhur drejtuesit për mandatin 2014-2018. Votuesi i Kosovës edhe me këtë rast  tregoi kulturë të lartë demokratike dhe vlerë qytetarie. Arsyen pse numri i votuesve ishte e vogël ditën e diele në Kosovë sipas medieve ndërkombëtare konsiderohet të jetë varfëria dhe korrupsioni që e ka kapluar vendin tonë.

Në komunën e Gjakovës procesi zgjedhor ka kaluar kryesisht në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë incident. Edhe me këtë rast  qytetarët e komunës se  Gjakovës  gjatë fushatës si dhe gjatë procesit të votimit treguan për kulturën demokratike dhe qytetëruese.

Në 28 qendrat e Votimit në komunën e Gjakovës, nga mbi 107 mijë votues të regjistruar dje kanë dalë në votime  vetëm 35.33 %. Këto janë të dhëna nga mbi 97% të kutive të numëruara. Sipas këtyre rezultateve preliminare të KQZ_së, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë ka mbledhur më së shumti vota,  9.436 apo  27,05%, Pason,  Aleanca Kosova e re me 6.261 apo 17,95%. Me fishekzjarrë mbrëmë ka festuar Partia Demokratike e Kosoves në Gjakovë e cila dje ka mbledhur 5.920 vota apo 16,97%. Shumë afër ka qenë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka mbledhur  5.803 apo 16,63%. Lëvizja Vetvendosje  ka marrë 5.630 vota apo në përqindje 16,14%.