Monday, April 15, 2024
AktualeLajme

Defekti në gypsjellësin në rrugën Tirana

rADONIQI FOT 1Për shkak të një defekti në gypsjellesin kryesor në rrugën transite Tirana, blloku i ri i qytetit të Gjakovës nga mesdita e së shtunes, ka ngel pa furnizim me ujë të pijes. Edhe një pjesë e Qendrës së qytetit kishte ndërprerje përkohësisht, ndërkohë që ka filluar të rikthehet furnizimi, ndërsa për banoret e Bllokut të ri, furnizimi do të kthehet pasi të evitohet defekti. Ekipet e KRU Radoniqi po punojnë në eliminimin sa më të shpejtë të defektit.