Dimër në ditën e parë të pranverës!
Gjakova sot është zgjuar nën petkun e bardhë anipse sipas kalendarit të stinëve kemi hyrë në Pranverë. Këto foto të shkrepura në Shkugëz, këtë mëngjes, flasin më së miri për një pejsazh dimri. Nuk është as janari e as Shkurti, kur “pleqtë thonë se e ka vaktin”, por është fund i Marsit!!!
Zyrtarisht stina më e bukur e vitit Pranvera, në hemisferën veriore ka filluar dje në 10:37 të mëngjesit. Por, ne jemi mësuar me 21 Marsin si ditë e parë e pranveres . Për pesë vitet e ardhshme, pranvera do të vijë tek ne më 20 mars, dhe këtë vit do të zgjasë deri më 21 qershor. Sido që të jetë, gjelbërimin, lulet dhe diellin sot në Gjakovë e ka zëvendësuar bora! Është një ditë tipike dimri. Në të njëjtën kohë, për banorët e hemisferës jugore, fillon vjeshta..