Thursday, April 11, 2024
AktualeLajme

Diplomatët e rinj trajnohen në Gjakovë

Gjakova_NatenNë ambientet e hotelit ‘Çarshia e Jupave’ në Gjakovë është duke u mbajtur  trajnimi një javor për diplomatët e rijnë, të cilët si pikë referuese do t’i kenë negociatat ndërkombëtare dhe procesin e stabilizim – asocimit. Pjesë e këtij trajnimi i cili po organizohet nga British Kounsill janë 25 zyrtarë, të cilët punojnë nëpër ministri të ndryshme të qeverisë së Kosovës.  Sipas organizatorëve, në pjesën e parë të trajnimit, i cili i kushtohet negociatave ndërkombëtare, po ligjërojnë ekspertë të huaj e po ashtu edhe pjesëmarrës të tanishëm të bisedimeve Kosovë – Serbi. Trajnimi do të përfundojë me ligjëratat mbi procesin e stabilizim – asocimit dhe integrimet evropiane, me ç’rast po ashtu do të ligjërojnë ekspertë vendor e ndërkombëtar të kësaj fushe.

Përfaqësuesit e British Kounsill kanë thënë se ky trajnim është shumë i nevojshëm, sepse Kosova ka ministri të reja dhe me staf të ti, të cilët kanë nevojë për sa më shumë njohuri.