Tuesday, April 2, 2024
AktualeLajme

“Dita e Kulturës Japoneze”

japoniaAromë Japonie është ndjerë në Gjakovë. Me organizim të JICA,  Alumni Asociacioni i Kosovës, nën mbështetjen e Agjencionit Japonez për  Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe në bashkëpunim me  Komunës e Gjakovës,  të shtunen  u organizua manifestimi  “Dita e Kulturës Japoneze” , e cila është mbajtur në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë. Këtë manifestim kulturor e ka hapur Kori i Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” me një këngë korale japoneze.

Nezaket Hakaj, kryetare e JAAK-së në Kosovë, fillimisht ka falënderuar kryetaren Mimoza Kusari Lila për mbështetjen në organizimin e këtij manifestimi, ku më pas duke i’u adresuar të pranishmëve në sallë ka thënë se: “Pjesëmarrja juaj tregon për interesimin e këmbimit të kulturave, si dhe forcimit të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Japonisë. Ne, sot po promovojmë diversitetin kulturor japonez, që është edhe qëllimi i këtij manifestimi, ku kultura e begatshme japoneze është e pamundur të prezentohet brenda një dite, porse sot kemi sjellur vetëm një copë të kulturës japoneze”.

Pos programit kulturor të përgaditur nga nxënësit e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” dhe të shkollës “Emin Duraku”, më pas është hapur një ekspozitëme motive nga Japonia, ku janë shfaqur fotografi, lule, ushqime tradicionale japoneze, lojëra për fëmijë, etj.