Domi largohet nga Vëllaznimi, ndoshta kthehet Shosholli
Ibrahim Domi nga e hëna pasdite nuk është më trajner i Vëllaznimit pasi në një takim me anëtaret e kryesisë së KF “Vëllaznimi” ai ka ofruar dorëheqjen. Stërvitjet e sotme I ka drejtuar trajneri I juniorëve Ekrem Radoniqi, ndërkohë që është përfolur se gjatë të hënës vonë do të kenë një takim me ish trajnerin e Vëllaznimit, Ajet Shoshollin.
Poqese arrihet marrveshja, ateherë ne ndeshjen e radhes me Trepcen, ne bankinen e Vellaznimit do te gjendet strategu i futbollit Ajet Shosholli
Deri tek këto zhvillime erdhi pas rezultetave tejet të dobëta të Vëllaznimit ku nga katër ndeshje u arkëtua vetëm një pikë dhe u zbehen tej mase gjasat per mbijetese ne superlige. (Dy humbje nga Feronikeli, një nga Hajvalia dhe një barazim në Gjakovë me Driten)
Aktualisht, Vëllaznimi gjendet në pozitën e parafundit në tabelë me vetëm 22 pikë të grumbulluara, tri më pak se Kosova dhe Drenica që janë konkurrente.
Foto :gazeta express