DR. ILIR BEQIRI, MJEKU QË LA GJURMË NË MJEKËSINË GJAKOVARE
Dr. Ilir Beqiri me një përvojë të gjatë në ushtrimin e detyrës së mjekut është emër i njohur i cili gjatë gjithë jetës ka qenë në shërbim të popullatës. I palodhshëm, fjalëpak dhe i patrembur në sfidat që sjell, profesioni i mjekut, puna në operimet e pacientëve. Ditë më parë ka shkuar në pension njëri nga anesteziologët e Spitalit të Gjakovës “Isa Grezda”, Dr. Ilir Beqiri. Anestezioni dhe mjekimi intensiv në botë konsiderohet si mbretëreshë e mjekësisë . Anesteziologu është përcjellë nga kolegët me një dhuratë dhe me urimet për ta gëzuar pensionimin me shëndet. Kolegët i kanë dhuruar një laringoskop i cili simbolizon punën e anesteziologut në intubimin e pacientëve….( më gjërësisht në Gjakovapress nr. 159 online)