Dredhëzat e Gjakoves në treg
Fermerët gjakovarë tashmë janë në vlug të vjeljes së dredhëzës në rreth pesë hektarë plantacione ndërkohë që rendimentet e saj sipas vlerësimeve të para janë të mira.
Kultivuesit e kësaj kulture sezonale dhe mjaftë të kërkuar, viteve të fundit në saje të mbështetjes me fidanë dhe këshilla profesionale nga organizata ndërkombëtare e vendore si dhe me investimet vetanake, kanë arritur që të zgjerojnë sipërfaqet e mbjella me dredhëza.
Zyrtarë të drejtorisë komunale të Bujqësisë thonë se përvoja e disa fermerëve që merren me kultivimin dhe prodhimin e dredhëzave në sipërfaqe më të mëdha ka bërë që interesimi nga viti në vit të shtohet. Fermerët e shohin llogarinë e vet financiare në kultivimin e dredhëzës. Aktualisht në komunën e Gjakovës ka 5.2 hektarë të mbjella me dredhëza.
Siç bëhet e ditur, pothuajse i gjithë prodhimi i dredhëzës i dedikohet tregut vendor. Në anën tjetër dalja në treg e dredhëzave vendore ka ulë përgjysmë çmimin e lartë të dredhëzave nga importi që ditë më parë sillej edhe deri në 2.5 euro