Tuesday, April 2, 2024
Lajme

Drita e gjelbër për Ngrohtoren e re

Ngrohtorja_21444913385Dimri i këtij viti do të jetë i fundit që do të vëjë në funksion Ngrohtoren e Qytetit me mazut. Më 2017 gjakovarët, ata që janë dhe do të kyqen në sistemin e ngrohjes, do të kenë mundësi të ngrohen nga Ngrohtorja e Re. Qeveria e Kosovës, i ka dhënë dritën jeshile fillimit të procesit të shpronësimit të tokës ku do të ndërtohet ky objekt. Në fakt ka marrë vendim preliminar për fillimin e procedurave për marrjen në shfrytëzim të pronës për realizimin e projektit të koogjenerimit në Gjakovë, projekt ky  më i madhi  i realizuar në komunën e Gjakoves. Admir Shala, drejtor i Ngrohtores tha se  projekti i koogjenerimit nënkupton fillimisht prodhimin e energjisë elektrike prej 1.5 megavat në orë, e më pastaj edhe të energjisë termike, përkatësisht energjisë ngrohëse.  Vendi ku planifikohet të ndërtohet impianti i koogjenerimit në Gjakovë ndodhet në Rezina,  në hapësirën e cila njihet si Gjakova e Re,  dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 2.65 hektar. Në anën tjetër, një rrethanë tejet rënduese për komunën është fakti se, sipas udhëzimeve të Qeverisë, shpronësimi duhet të bëhet nga komuna e Gjakovës, për të cilën do të jetë një barrë tejet e rëndë kur kihet parasysh  buxheti shumë i rënduar komunal.