Wednesday, April 17, 2024
AktualeKulturëLajme

Dy ansamble nga Gjakova shkojnë në Bursa të Turqisë

festival turqiGjakova dhe Bursa e Turqisë do të shtojnë bashkëpunimin kulturor fillimisht e pastaj edhe ekonomik. Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila ka pritur në zyrën e saj të dërguarin e Bashkisë së Bursës në Turqi, Emir Qemajl Beshkardesh dhe kryetarin e shoqatës “Sofra gjakovare” nga Shkupi, nga të cilët ka pranuar ftesën zyrtare të Bashkisë së Bursës për pjesëmarrjen e dy ansambleve nga Gjakova, konkretisht ansamblit të qytetit dhe ansamblit “Shqiponjat e Dukagjinit” në festivalin tradicional “Koza Ipek” që për çdo vit mbahet në Bursa, nga data 23 deri me datën 27 maj të këtij viti.

BursaE krahas kësaj çështje, kryetarja Kusari – Lila dhe zyrtari turk kanë biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit të Gjakovës me Bursën, veçanërisht në sferën e ekonomisë. Me këtë rast u bisedua për mbajtjen e një forumi ekonomik në Gjakove me pjesëmarrje të shoqatës së biznesit të qytetit Bursa si dhe për mundësinë e investimeve nga biznesmenët e atjeshëm, shumë prej të cilëve në fakt janë edhe me prejardhje shqiptare. Në emër të komunes së Bursës, Beshkardesh ofroi ndihmë edhe për rishqyrtimin dhe renovimin e çarshisë së vjetër të Gjakovës nga arkitektet që janë ekspert për kulturën e vjetër Osmane.

Gjithashtu u morr vendim që në shtator të këtij viti të mbahet një gala mbrëmje në Bursa me pjesëmarrje të “Sofrës Gjakovare” nga Shkupi bashkërisht me artistë të spikatur gjakovar të muzikës tradicionale qytetare.