Dy raste të konfirmuara me koronavirus nuk janë dërguar nga Spitali i Gjakovës
Instituti Kombëtar I Shëndetit Publik të Kosovës në mbrëmjen e së martës ka njohtuar se, sot me 17.03.2020 janë konfirmuar edhe dy raste pozitive për virusin SARS-CoV-2: Rastet janë nga komuna e Gjakovës, të kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkull 54 vjeç dhe tjetri i gjinisë femër 49 vjeç.
Hilmi Shala, ud. së Drejtorit të Spitalit të përgjithshëm ka thënës se të infektuarit nuk kanë qenë në Gjakovë.
“Sipas informatave që kam, ata nuk kanë qenë në Gjakovë ndërsa as ne nga Spitali nuk I kemi dërguar si raste të dyshimta”, ka thënë Shala.
Ndryshe sipas Institutit, nga data 08.02.2020 deri me 17.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 284 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej 19-të prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2112 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 727 thirrje telefonike.
Nga data 01.02.2020 deri me 17.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 12.309 udhëtarë.