Wednesday, April 3, 2024
Lajmet e shpejtaSporti

E diela e futbollit-Vëllaznimi fton tifozerinë

?????????????????????????????????????????????????????????
Pas ciklit të fitoreve brenda dhe jashtë terenit të Gjakovës,  Vellaznimi ka marrë udhëheqjen e tabelës klasifikuese ,  ku pas tetë xhirove ka shënuar 5 fitore, dy barazime dhe një humbje me  gjithsej 17 pikë të tubuara. Pas këtyre rezultateve Vellaznimi nesër luan me Kosovën e Prishtinës dhe pas fitoreve të njëpasnjëshme, pritet një numër më i madh i tofozerisë. Në fakt, drejtuesit e klubit , shtabi teknik dhe futbollistët e Vëllaznimit kanë ftuar tifozerinë që të dielën të mbushin stadiumin dhe ti mbështesin në rrugëtimin drejtë superligës.  Rezultatet e arritura sot të skuadrave konkurrente në kreun e tabelës, humbjet e Fushë Kosovës dhe 2 Korrikut i shkojnë në favor të krijimit të një distance më të madhe pikësh duke e stabilizuar skuadrën “Kuq e Zi” në krye të tabeles.  Ndeshja e javës së nëntë te Ligës se parë futbollistike të Kosovës, në mes të Vellaznimit dhe Kosovës së Prishtinës luhet prej orës 14.00.