Edhe 10 raste të reja me Covid 19
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 raste te reja me korona-virus duke e ngritur numrin e të infektuarve nga fillimi i pandemisë në 2 mijë e 379. Numri i të shëruarve ka arritur në 2 mijë e 61. Aktualisht janë 220 raste aktive me Covid 19. Në Spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda”, sipas raportit të sotëm, si të dyshuar me Covid-19, po trajtohen 56 pacientë. Prej tyre 28 po trajtohen me oksigjeno-terapi, një në CPAP maskë dhe një në respirator. Nga të trajtuarit me Covid në Spitalin e Gjakovës, 31 pacient janë të konfirmuar pozitiv, 15 negativ dhe 10 të pakonfirmuar.