Friday, March 29, 2024
AktualeGjakova Presss

Edhe lumi Krena në hall !!!

KrenaKur temperaturat e larta të ajrit deri në 37 gradë,  kanë ‘zaptuar’ Gjakovën, në hallë është edhe lumi Krena. Ai nuk po arrin që me fuqinë e vet ta bartë gjithë atë bërllogë që po e sjellin disa qytetarë duke hedhur gjithçka në lum!

Në këtë kohë kur lumi ka më pakë ujë, dyfishohet pesha e keqbërjes që bëhet me hedhjen e mbeturinave, sepse pos që shëmtohet pamja e tij gjarpërore dhe freskuese përmidis Gjakovës, bëhet edhe vend I përhapjes së ndonjë infeksioni…

Këshilla jonë: Ta ruajmë lumin Krena sepse është bukuria e qytetit tonë!