Edhe një lagje në Brekoc me rrjet të re ujësjellësi
Një tjetër projekt i rëndësishëm po realizohet nga KRU “Gjakova” sh.a. Të hënën KRU “Gjakova” filloi ekzekutimin e punimeve në Brekoc 3 (lagjja e Jetishëve) ku për herë të parë po bëhet shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në këtë lagje ku mëse 70 familje do të kyçen në rrjetin e ujësjellësit duke u furnizuar me ujë të pijes.
Gjatësija e tërsishme e rrjetit është 8 km, ndërsa vlera e kontraktuar është 40 mijë euro.

Ky projekt po realizohet me iniciativë dhe mjete vetanake të ujësjellësit KRU “Gjakova” me operatorin ekonomik King Sh.P.K.
Urojmë banorët e kësaj zone për ujin e pijes, të cilët janë konsumatorët më të rinj që do i shtohen ujësjellësit të KRU Gjakova.