Monday, September 2, 2024
Kulturë

Edhe një sukses i regjisores Norika Sefa

Regjisorja nga Gjakova, Norika Sefa ka shënuar edhe një sukses në botën e filmit.  “Në kërkim të Venerës” është filmi i parë nga Kosova që arriti ta shënojë premierën botërore në Festivalin e filmit në Rotterdam, ku edhe doli triumfues.

Ky projekt i regjisores Norika Sefa, u shpërblye me çmimin special të jurisë, duke ia sjellë Kosovës edhe një sukses të radhës në kinematografi.  Filmi i parë Kosovar pjesë e Festivalit të Roterdamit është vlerësuar lartë nga kritikët. Në film, regjisorja Norika Sefa portretizon me hollësi karakterin e Venerës një vajzë moderne që rritet në një mjedis tradicional, hierarkik. Muzika e veçantë dhe kamera vëzhguese i shtojnë një ndjesi dokumentari kësaj historie intime.

Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Makolli, Fatushe Nushi e tjerë.

“Në kërkim të Venerës” me producent Besnik Krapin është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut i prodhuar nga Circle Pruduction dhe me bashkëproducent Igor Popovski dhe Gazmend Nela. Filmi gjithashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *