Edi Furra promovon këngën “Një shok në sofër na mungon”
Edi Furra këngëtari i shquar i muzikës shqipe që në karrierën e tij të begatshme na ka dhuruar shumë këngë të bukura, të mërkurën në mbrëmje ka promovuar edhe një këngë të re . Kësaj radhe zëri tij kumbues ka jehuar me tingujt e muzikës gjakovare në interpretim të grupit Lirikët në këngën Një shok në sofër na mungon” dedikuar një artdashësi, një adhuruesi të ndejave tradicionale të muzikës e që ka kontribuar në organizimin sa më të mirë të sofrave gjakovare, Naser Cakolli. Teksti- Ramazan Ceka, muzika Edi Balili dhe Edi Furra. Realizimi i spotit Ergyn Dobërqani dhe produksioni Pikaso. Kënga më e re e Edit, ishte edhe një befasi për familjen Cakolli nga Prishtina që ishte e pranishme në promovim.
Edi Furra në promovim të këngës, që u bë në ambientet e Hotel Çarshia e Jupave , tha se këtë projekt e ka realizuar me zemër për ta kujtuar gjithmonë një adhurues të muzikës, një mik të mirë që ka kontribuar gjithë jetën për organizimin e sofrave të muzikës. Me këtë rast, Cakollin e ka kujtuar edhe doajeni i këngës, Ismet Peja, ndërsa autori i tekstit të këngës, shkodrani Ramazan Çeka tha se, kur kemi të bëjmë me kontribuues të kultivimit të muzikës, fare lehtë gjendet inspirimi.
Edi Furrën e ka përgëzuar për këtë projekt edhe kryetari komunës Ardian Gjini. Kënga më e re e Edi Furrës “Një shok në sofër na mungon” mundë të ndiqet në Yootube tek ARKIVA shqip.