Tuesday, November 5, 2024
Gjakova PresssIntervistaKulturë

Elida Shasivari: intervista nga “A” deri në “Zh”

ME ELIDEN PREJ “A” DERI NË “ZH”

mojaElida Shasivari e njohur edhe  me nofken “Moja”  është  aktore e popullarizuar që me aktrimin nisi si një vajzë e re plot entuziazëm duke krijuar një karrierë të begatshme. Krahas teatrit atë e gjejmë edhe në shumë projekte të humorit dhe shout. E fuqishme në role por edhe në jetë. Një vajzë e talentuar, një artiste e rrallë me shumë role në skenat teatrore, një grua burrneshë që sfidoi luftën me pasoja të mëdha, (ia vranë bashkëshortin ),  një nënë që do të mbante mbi supe rritën dhe edukimin e dy fëmijëve,  një punëtore  e organizatore e festivalit të Komedisë , një entuziaste që asnjëherë nuk ndalet.

A mendoni se keni lindur për aktore?

Po, por  jo vetëm aktore,  por në shumë fusha të artit.

B ukuria e një roli është interpretimi. Për ty si qëndron ky konstatim?

Duhet ta ndjesh dhe të jetosh me atë rol.

C ilat janë predispozitat për një të ri të bëhet aktor-re?

Talenti, puna dhe përkrahja

Ç ka të ka tërhequr për teatrin, për skenën?

Në skenë jam nga viti 1969 kur isha në klasën e parë në programin e shkollës dhe nuk iu shmanga kurrë skenës, madje as gjatë luftës.

D ita e mirë njihet në mëngjes. Për ty si ishte fillimi I karrierës?

Ishte mot i bukur me  DIELL!

Dh jetëra e dhjetëra  role ende na kanë mbetur në freskëta si aktore e Teatrit të Gjakovës. Na I kujtoni disa nga rolet në shfaqjet teatrale?

Ka role shumë që kam interpretuar por do të veçoja : Motra, Shpresa, Bernadeta, Rrezja, Vajza, Mariana, Xheni Stjuart, Antigona, Roksi, Bibi, Roza, Xhilli, Sonja, Fumika, Melita, Zonja Robelind, etj. Nga secili rol ruaj kujtime në veçanta, sepse gjatë përgatitjes dhe shfaqjeve ka pas gjëra interesante. Padyshim se ruaj kujtime duartrokitjet e ngrohta që gjithmonë na ka dhuruar publiku.

E deshtët edhe humorin dhe luajtët shumë role në videoprojekte të ndryshme. Na e kujtoni atë periudhë?

Sëpari  paraqitjet e mia në rolet humoristike ishin në emisionet  humoristike në TVP(Televizioni i Prishtinës) e mandej në videoprojekte. Atëherë punonim një ekip i tërë për pak minuta humor dhe ndiheshe gjithnjë e privilegjuar,  sepse ishin të pakët ata që i takonin kësaj fushe.

Ë shtë vështirë të luash një rol humoristik?

Po, më vështirë se rolet tjera. Është lëmi e veçantë që çdo kush nuk mund ta bëjë. Ka edhe pasoja në përditshmëri! Njerëzit pa marrë parasysh se në c’gjendje shpirtërore je ata të duan të hareshme.

F illimisht për femrat ishte një sfidë marrja me artin skenik. Kishte lloj lloj paragjykimesh. Si I tejkalove ato?

Fillimi ishte vërtetë i vështirë, por e tejkalova edhe me shpejtë se e mendoja,  kuptohet me përkrahjen dhe ndihmën e familjes sime.

G ati gjithë jeta jote është e lidhur me interpretimin , me prezantimet në skenë. Jeni e lumtur për këtë?

Po,  jam shumë e lumtur , sepse çdo kush nuk mund të ballafaqohet dhe të komunikojë me publikun. Unë këtë kënaqësi e kam nga skena. Jam e lumtur edhe për faktin se aktrimi dhe marrja me artin skenik ma ka begatuar jetën.

Intervisten e plote munde ta lexoni ne numrin 60 te revistes “Gjakovapress”