Wednesday, April 3, 2024
Kulturë

Eliza Xërxa  mahniti  jurinë dhe publikun  me zërin e saj në  “The Voice Kids 3” në Poloni

Këngëtarja e re me origjinë nga Gjakova, por lindur e rritur në Poloni, Eliza Xërxa është duke e mahnitur  jurinë dhe publikun  me zërin e saj në  “The Voice Kids 3” në Poloni, dhe po shihet se favorite për të fituar këtë edicion. Njëmbëdhjetë vjeçarja, në  përformancën e  fundit  solli para publikut dhe jurisë këngën e Demi Lovatos “Stone Cold”. Sapo nisi këngën ajo arriti ta përvetësojë jurinë e cila pa pritur vazhdimin u kthyen të gjithë për të parë e shijuar performancën e Elizës. Në fund të performancës zëri i saj i fuqishëm u ndal e u zëvendësua me lotët që nuk i mbajti dot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *