Thursday, April 4, 2024
Intervista

ËNDËRRAT PO I BËJË REALITET VETËM ME PUNË PËRKUSHTUESE

INTERVISTA: AKTORI KRESHNIK IBRAHIMI

 

Kreshnik Ibrahimi

 

Djaloshi 24 vjeçar,  Kreshnik Ibrahimi ka nisë një rrugëtim të vështirë

për të realizuar ëndrrat fëmijërore që kishin të bënin me skenën, me humorin, teatrin, filmin… I mbushur me talent dhe i vetëdijshëm për sfidat, punojë fortë për tu krenuar të tjerët. Arriti që rrëmbyeshëm të pushtojë zemrat e spektatorit në Kosovë e Shqipëri, të jetë pjesë e spektakleve të njohura gjithë shqiptare të humorit fillimisht e pastaj edhe prek skenat më të njohura shqiptare. Në këtë intervistë , Kreshniku  shpalos shumë gjëra nga rrugëtimi i tij interesant dhe i frytshëm.

 

 Kohë më parë diplomuat  në Akademinë e Arteve në Tiranë- dega e aktrimitÇka paraqet një moment i tillë?

Ngjarja e diplomës është një ngjarje e veçantë për çdo njeri aq më tepër kur bëhet fjalë për artin. Të diplomosh në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe me profesorët e mëdhenj, Timo Floko dhe Altin Basha , dy pedagog të mjeshtërisë së aktrimit, është një gjë e jashtëzakonshme sepse kemi të bëjmë me emra të mëdhenj dhe të njohur të regjisë dhe skenës shqiptare. Për mua ka qenë një ngjarje shumë emocionuese dhe një kurorëzim i gjithë asaj pune time për tre vite me radhë. Shumë mundë për të qenë mes atyre njerëzve që përfundojnë këtë akademi, sepse kriteret për tu pranuar aty dhe për të dal një aktor nga kjo akademi, janë të vështira. Por me një punë përkushtuese arrihet shumëçka.

 

Ju diplomuat me dy shfaqje dhe katër role, për dallim nga të tjerët studentë?

Ndoshta pse më thonë i talentuar…(qeshje). Po, pata fatin që të diplomojë me dy shfaqje. Unë isha në grup me profesor Timon me pesë studentë që venim një vepër nga Eskili- Agamnenoni”. Aty më besuan dy role, të “Korit” që transmeton ngjarjen tek Agamnenoni dhe të “Lajmtarit” që transmeton lajmin që Troja ka rënë. Unë fatbardhësisht i luajta me sukses . Pasi që diplomova,  prof.Altini kishte pesë studentë që diplomonin gjithashtu dhen kërkojë ndihmën time që unë të luaja edhe dy role. Kështu pata fatin që të interpretojë katër role që është diçka e pazakonshme…

 

Tek po bisedojmë për shfaqjet teatrore, lexuesit do të mendojnë se a është ky Kreshniku i humorit apo ?!

Jam Kreshniku që nga vitit 2005 i zbuluar nga veprimtaria kulturore e shkollave të Gjakovës, “Kush është më i miri”,  që organizohej nga Drejtoria e Kulturës me idenë tuaj dhe të grupit që po merret me këtë aktivitet,  për çka u jam falënderues. Ju në njëfarë mënyre  më zbuluat si një talent i ri dhe unë këtë asnjëherë nuk e harroj. Atëherë  po prezantohesha si nxënës i shkollës së mesme ekonomike “Kadri Kusari”. Edhe atëherë jam prezantuar me dy role, edhe si humorist edhe si këngëtarë.

Qysh atëherë filloi rrugëtimi im. Pastaj në vitin 2006 performova për dy vite në emisionin televiziv “Përrallë me tupan”. Atëherë performoja me rolin e Ramush Haradinajt,  me imitimin e tij. Ishte një pritje e jashtëzakonshme e publikut dhe për mu si i ri,  hapat e parë në skenën profesionale një vitë në RTK pastaj një vit tjetër në KTV . Në vitin 2008 ndodh largimi im për të marrë një rrugëtim tjetër ndoshta edhe më të madh edhe më të suksesshëm të paktën për mua udhëtimi im drejt Shqipërisë drejt televizionit Top Channel përkatësisht në Portokalli. Në vitin 2008 Altin Basha dhe Agron Llaka mua më bëjnë një ftesë që unë të shkoj dhe të jem pjesë e portokallisë në atë kohë realizova audicionin tim para trupës së jurisë dhe ku u pranova. Dhe nga viti 2008, 2009, 2010 deri në vitin 2011 kam qenë pjesë e trupës së “Portokallisë” atje me shumë role: me rolin e Ramushit sigurisht,  imitimin e Olsit, Kosovari, Gjeneriku e shumë -shumë personazhe tjera për tre vite.

 

Për këto tre vite ju meqë ky program i humorit ky spektakël ishte mjaft i shikuar kudo në trojet shqiptare arritët një famë tejet të madhe çka tregon përvoja nga këto tre vite në Portokalli?

 

Përvoja është jashtëzakonisht shumë e madhe sepse në radhë të parë ke të bëjë me elitën e humorit shqiptar. Kështu do ta quaj,  sepse janë 20 – 22 aktor të Portokallisë të cilët janë aktorët më të spikatur të skenës dhe sinqerisht ju them, që të jesh pjesë e asaj trupe sigurisht ka kënaqësi të madhe por ka edhe vështirësitë e veta. Sigurisht një përvojë shumë e madhe të luash përkrah aktorëve të mëdhenj. Unë kam pas fatin të luaj dy vite përkrah Erand Sojlit,  një nga aktorët më të vjetër që ka Portokallia, përkrah Agron Llakës dhe emrave tjerë të shquar  sigurisht që është një përvojë edhe është një sfidë shumë e madhe. Njëkohësisht unë jam ndier mirë  sepse gjatë viteve që kemi lënë pas,  shumë aktorë nga Kosova kanë provu që të performojnë në portokalli por për fat të keq nuk ja kanë dal që të luajnë sepse normalisht Portokallia kërkon një përgatitje shumë të madhe qoftë nga ana psikike qoftë nga ana e talentit. Qoftë nga ana profesionale në të gjitha anët kërkon përgatitje shumë të madhe dhe jo shumë aktorë arrijnë ti mbizotërojnë atyre kërkesave që ata kanë.

 

Është një dinamikë e madhe për çdo javë të prezantohesh  me diçka të re ?  

Normalisht Portokallia ka dy shfaqje në javë dhe nga ato dy shfaqje që ti bënë për publikun “live”,  njëra do të shfaqet në televizion të dielën d.m.th të mbash atë intensitet pune normalisht është shumë e vështirë. Unë jam ndier mirë sepse të thash kam qenë nga Gjakova përkatësisht nga fshati Jabllanicë- Shqiponjë dhe të dal një i ri me një moshë 20 vjeçare dhe të shkoj në Portokalli me një konkurrencë aq të madhe dhe të jesh në mesin e tyre është një nder në radhë të parë që i bëhet vendit prej nga jam, një nder që më bëhet mua dhe gjithë atyre njerëzve që më shikojnë dhe që e dinë që një Kreshnik është i joni është një aktor që sado kudo do na përfaqësojë neve dhe unë jam munduar që gjithmonë t’iu tregoj atyre që edhe ne kemi kulturë edhe ne si Gjakovë si Kosovë dimë të bëjmë humor,  dimë të bëjmë personazhe të bukura dhe dimë të jemi në mesin e elitës Shqiptare .

 

Si ishte fillimi, a kishte telashe . Si të pranuan kolegët- konkurrenca?

Në çdo vend ka xhelozi  e në veçanti xhelozia skenike është më e theksuar  . Normalisht si themi ne  “Ka bërryla”. Të shkosh një i ri dhe të jesh në mesin e tyre dhe t’ju  rrezikosh qoftë edhe një sekondë në skenë është vështirë.  Por për fat të mirë gjeta përkrahje nga ata që dëshironim të kemi rezultat. Më besuan mua dhe punës sime dhe unë fillova punën dhe u mundova, pavarësisht vështirësive arrita që t’ia dalë.

 

Fama e bënë të veten. Si sillen fansat në rrugë, në Shqipëri,  në Kosovë…?

Unë kam një emër që në Tiranë më quajnë , ja kosovari…! Mua më vjen mirë dhen ndjehem mirë,  sepse normalisht piketojë vendin, në radhë të parë Kosovën, vendin nga kam ardhë. Në fillim u mundonin të shikonin se “kush na qenka ky kosovari që na erdhi këtu në Tiranë dhe na doli në skenë?” Me kalimin e kohës dhe roleve që bëra filluan të kenë besim tek unë dhe sa herë që dilja në skenë spektatorët  më donin dhe më  pritnin dhe me ovacione e duartrokitje. Në Shqipëri kam gjetur një ngrohtësi shumë të madhe.

 

Cili ka qenë miku më i madh gjatë punës në Portokalli?

Po, kam një mik të veçantë, të cilin e dua fort dhe kam respekt të madh e të cilin shpesh e kam pas mysafir në Gjakovë, në fshat , në mesin e familjes . Ai është Erand Sojli , aktori i cili luante me mua rolet e  Kosovarin dhe Gjenerikun… Me te kam qenë vazhdimisht në shoqëri. Edhepse tash nuk jam në “Portokalli”, për arsyena të mia personale,  unë përsëri shoqërohem dhe punojmë bashkërisht. Para katër muajve  kemi realizuar një serila për Digitalbin me tetë seri. Bëhet fjalë për serialin “Një dabël për babin” i cili është dhënë tek programi “T”. E kam si mik të veçantë. Është ideator dhe përkrahës nga i cili marrë gjithmonë këshilla profesionale, e kam si mik, si gjithçka…

 

Ka një vit që nuk je në Portokalli. Të mungon skena e këtij spektakli të humorit?

Më mungon më shumë  dalja në skenë dhe më mungojnë duartrokitjet e publikut, sepse isha mësuar që për çdo javë para publikut. Publiku  behet i joti dhe ti bëhesh pjesë e tij. Një aktor nuk mundë të jetë asnjëherë  aktor nëse nuk ka spektator. Aktori që e donë profesionin në radhë të parë donë duartrokitjet, donë spektatorin.

 

Kalojmë tek përgatitja e shfaqjeve dhe filmave?

Mundë të them se kam përfituar shumë nga ana profesionale. Kur isha në “Portokalli” unë nuk mundë të merresha me filmin, dramën, komedinë… Dhe gjatë kësaj periudhe kam punuar mjaftë në këtë drejtim. Kam realizuar kohëve të fundit dy filma të metrazhit të shkurtër që janë prezantuar nëpër festivale dhe kanë marrë çmime. Në festivalin ndërkombëtarë të filmit në Durrës (26- 30 gusht 2012). Ka pasur sukses filmi ku kam luajtur një rol kryesor  bashkë me aktoren e madhe të skenës shqiptare  Drita Pelingu. Luajta edhe në një film në anglisht që ka pas sukses të mirë. Njëkohësisht kam luajtur në Teatrin Kombëtarë të Tiranës, me shfaqjen “Amadeus” me regji të Altin Bashës. Kam luajtur rreth 25 shfaqje. Pos punëve të shkollës kam realizuar tri shfaqje tjera që janë dhënë gjithkund nëpër Shqipëri. Jam i ftuar edhe në Selanik. Kam përfaqësuar Shqipërinë në festivalin ballkanik në Maqedoni. Shkurt të them, se kam pas shumë përfitime profesionale, duke llogaritur edhe shfaqjet e diplomës,  gjatë periudhës sa jam jashtë “Portokallisë”.

 

A do ti ktheheni humorit përsëri?

Po. Planifikojë të realizoj një projekt që do të transmetohet në ndonjërin nga televizionet. Po punojë për një serial humori që është ide imja bashkë me një nga aktoret e “Përrallë me tupan” që shkruan edhe skenarë. Kemi realizuar një skenar shumë të mirë. Janë gjetur aktorët, është gjetur producenti. Së shpejti do të na shikoni në ndonjërin nga televizionet.

 

Si i kalon Kreshniku pushimet në vendlindje?

I kalojë shumë mirë. E kam traditë personale që rikthehem gjithmonë në fshat, në vendin ku i përkas. Unë jam nga Jabllanica e Dushkajës. Gjithmonë jam në mesin e familjes, qoftë edhe duke punuar tokën . Kam qejf të jem më afër familjes.  Normalisht shfrytëzojë edhe pushimet në det

 

Sa i takon jetës private, dashurisë?

Dashuria ime  mendojë që është mbyllur. Unë jam i fejuar. E fejuara ime jeton në Amerikë. Shpresojmë se shumë shpejtë të jemi bashkë. Mendojë se pas përfundimit të masterit, studimet pasuniversitare ti vazhdojë atje. E kam gjetur një shkollë atje dhe besojë se do të vazhdojë në Amerikë, ndoshta edhe me aktorët e mëdhenj të Holivudit, pse jo?!

 

A ke ëndërruar një rrugëtim të këtillë të suksesshëm?

Atë që e kam ëndërruar gjithmonë e kam realizuar. Fati dhe Zoti ka dashtë që unë ti realizoi ëndrrat e mia. Kam ëndërrua që një ditë jem pjesë e një televizioni në Kosovë  dhe të jem një aktor humori, kam qenë. Kam ëndërruar që të jem një ditë pjesë e trupës së  “Portokallisë”,  e kam realizuar. Kam ëndërruar që të diplomojë në skenën ku kanë diplomuar artistët më të mëdhenj të skenës shqiptare, qoftë profesorët e mi dhe të tjerët, unë sot e kam atë fat dhe jam i diplomuar.

Mendojë se nuk ka asgjë që nuk mundë të realizohet. Mjafton që të kesh dëshirë dhe të punosh fortë. Unë jam munduar që të punojë pa pushuar dhe të shikoj punën time sepse vetëm kështu mundë të arrish.

 

Cili është mesazhi i Kreshnikut për të rinjtë?

Unë jam edhe një djalë dëshmori. Jam një djalë që jam rritur  jetim. Jam rritur rrugëve të këtij qyteti me një ëndërr që dikur të bëhem diçka në jetë dhe të bëjë diçka që njerëzit e mi të krenohen me mua. Mendojë se jam në një rrugë të tillë që të vijë një ditë dhe dikush të thotë se ky njeri është i vendit tonë dhe që ky njeri bëri diçka për neve. Ky mesazh është për të gjithë të rinjtë. Vetëm me punë arrihet gjithçka. Nëse dikush ka një ëndërr mundë ta realizojë sepse sot mundësitë janë.

 

Çka mendon për brezin e ri të aktorëve gjakovarë ?

Unë kam fatin se i njohë pothuajse gjithë aktorët që i ka Tirana. Ne kemi një trupë shumë të mirë teatrale dhe aktorë shumë të mirë. I kemi dy aktorë të diplomuar para meje në Tiranë. Valon Pallaska dhe Edmond Hafizademi. Pas meje është Arbies Komoni, është Altina Kusari, Edi Kastrati-drejtori i Teatrit Profesionist  të Gjakovës dhe plot emra të rinj. Kemi mundësi që të bëjmë një trupë shumë të mirë, ashtu sic ka qenë Gjakova në vitet më të mira.  Kemi një skenë të shkëlqyeshme, kushte jashtëzakonisht të mira. Mjafton që ne vetëm të kemi dëshirë për punë. Nëse do të punojmë shumë, e them me bindjen më të madhe se trupa e Gjakovës do të shkëlqente jo vetëm në Kosovë. Neve na kanë lënë një trashëgimi kulturore. E kemi një emër të madh. Kudo ku kam shkuar nëpër trojet shqiptare, kur u kam thënë se vijë nga Gjakova, me kënaqësi më thonin: paske ardhë nga    vatra e kulturës… Ne mjafton që ta marrim këtë trashëgimi që na e kanë lënë dhe ta vejmë në supet tona dhe të ecim përpara. Kaq duhet!