Erdhi bora e parë!
Edhepse pa fluska bore, kishim hyrë në një stinë të re të vitit, më 21 Dhjetor në orën 11 e 2 minuta, sonte(e shtunë 26 Dhjetor) në orët e mbrëmjes, stina e dimrit erdhi me borën që e tipizon këtë stinë.
Në fakt, gjatë gjithë ditës kishte shi në Gjakovë që në orën 20.00 u shndërrua në fluska bore.

Bora erdhi edhe me cilësi të mirë të ajrit. Sipas matjeve të Bonevet Gjakova, në orët e mbrëmjes cilësia e ajrit në Gjakovë ka qenë me indeksin e ndotjes 12.
