Wednesday, April 10, 2024
Gjakova Presss

Erdhi stina e dimrit!

Edhepse pa fluska bore, kemi hyrë në një stinë të re të vitit. Të hënën  në orën 11 e 2 minuta  ka filluar  stina e dimrit astronomik. Edhe pse gjatë ndërrimit të stinëve shpesh herë kemi çrregullime në troposferë, një gjë e tillë nuk parashihet të ndodhë deri në fundjavë kur priten reshjet e borës që e tipizojnë dimrin.  Kështu thonë në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës. Dita e parë e dimrit në Gjakovë erdhi me  mot të ftohtë dhe të vranët, por fatbardhësisht me një cilësi të mirë të ajrit. Sipas matjeve të Bonevet Gjakova, në orët e paradites cilësia e ajrit në Gjakovë ka qenë me indeksin e ndotjes 29

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *