Saturday, December 28, 2024
LajmeLajmet e shpejtaSporti

Eros Grezda në kombëtaren e Shqipërisë-Të fala Gjakoves!

erosDuket se kombëtarja e Shqipërisë në futboll nuk po bënë pa tre gjakovarë! Futbollisti  Eros Grezda i cili luan në Lokomotivën e Zagrebit do të jetë futbollisti i radhës me origjinë nga Gjakova, pas Lorik Canes(që ka lënë kombëtaren), Amir Abrashit e Burim Kukelit,  që do ti bashkohet ekipit që e drejtoj Xhani de Biasi.

21 vjecari ka luajtur për ekipin shpresa të Shqipërisë  dhe shumë shpejtë ka arritur ta dëshmoi veten si futbolist cilësorë. Ai është ftuar para ndeshjeve për kualifikimet e Botërorit 2018, me Lintehstajnin dhe Spanjen. Njëkohësisht  ka shprehur gëzimin për këtë sukses dhe ka falënderuar tifozerinë për mbështetjen përmes shumë urimeve që ka marrë. Erosi ka pranuar se më shumti urime ka marrë nga tifozët nga Gjakova. “Kjo më lumturon sepse ata më shkruajnë se i kam gëzuar pa masë. Unë do të mundohem ta ndjek rrugën e sukseseve të futbolistëve gjakovarë që kanë lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare e në veçanti në kombëtaren “Kuq e Zi”, si Besnik Hasi, Ardian Kozniku pastaj  Loriku, Amiri dhe Burimi” , ka thënë Grezda.