FC Liburni gati për kampionatin e ri
Këtë fundjavë fillon edhe kampionati i ri i Superliges se Republikes ne Futsal.Liburni nënkampioni i sezonit të kaluar ne xhiron e parë hapëse te kampionatit të shtunën do te udhëtoj ne Malishevë ku do te takohet me ekipin vendas…
-Liburni i cili sezonin që shkoj lëshoj nje rast shume të mirë qe të përfaqësojë Gjakovën ne Arenën Ndërkombëtare, këtë sezon ka ka hyrë me objektiva të reja. Ka angazhuar trajnerin i cili jeton në Belgjikë, që njihet si legjenda e futbollit te vogël Bekim Bytyqi ndërsa ndihmës trajner ka angazhuar ish portierin e Vellaznimit dhe Liburnit Veton Dolin. Në radhët e Liburnit është rikthyer Valon Kasapi i cili se fundi ishte kapiten i Vellaznimit. Gjithashtu Liburni ka transferuar dy portier shume cilësor , portierin e përfaqesueses se Kosovës ne Futsal, Arbnor Krasniqin dhe portierin gjakovar Vegim Kumnoven.